Het-triku sensacional i Phil Foden për Manchester Cityn në duelin ndaj Brentfordit të hënën, nuk ishte vetëm një triumf në fushë por gjithashtu u përcoll me një festim të ri i cili ka një histori interesante në prapaskenë.
City fillimisht e gjeti veten në disavantazh prej 1-0 pas golit të Neal Maupay, por performanca e Foden ishte arsyeja pse “Qytetarët” arritën të dalin me tri pikë nga ky takim.
None found
Foden zbuloi se festimi i tij i ri është një rezultat direkt për shkak të asaj që kanë thënë bashkëlojtarët për të në stërvitje.
“Është pak si shaka mes meje dhe djemve. Ata thonë se unë godas shumë në një ndeshje me pesë lojtarë. Ata më quajnë snajper”, ka thënë Foden pas përfundimit të ndeshjes.
Ky festim i tij ka ngjashmëri të madhe me atë të Edinson Cavanit. Cavani njihej për dashurinë që kishte për gjuetinë dhe njëherë e gjeti veten në një situatë të palakmueshme për shkak të një festimi të njëjtë në tetor të vitit 2014, gjatë kohës sa ishte lojtar i PSG-së.
Pasi shënoi një penallti dhe festoi sikur ishte duke gjuajtur me armë, Cavani në mënryë kontroverse ishte përjashtuar me karton të kuq nga gjyqtari.
Përndryshe, Foden tani ka shkuar në kuotën e tetë golave të shënuar këtë edicion në Ligën Premier, teksa numëron edhe shtatë asistime./Telegrafi/
Një prind ngre dyshime rreth shkakut të simptomave te fëmijët në kopshtin në Korçë dhe kërkon që rasti të hetohet…
Luka Modric nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së rëndë të Kroacisë me rezultat 7-0 ndaj Anglisë, duke e…
Dashi Sot do të ndiheni më të vendosur për të marrë një drejtim të ri. Në punë mund të shfaqet…
Aktori i njohur Agron Llakaj ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të “Goca dhe Gra”, ku gjatë bisedës…
Cristiano Ronaldo ka marrë mbështetjen publike të Bruno Fernandesit në një moment kur tensionet rreth Kombëtares së Portugalisë kanë marrë…
Gjatë bisedës zakonisht i kushtojmë më shumë vëmendje fytyrës, buzëqeshjes dhe shikimit të personit përballë. Megjithatë, ekspertët e gjuhës së…