Sulmuesi i Bordo-s, Alberth Elis, ndodhet në gjendje kome që nga mbrëmja e së shtunës për shkak të një dëmtimi të rëndë në kokë.
Shkak ishte një përplasjeje me një kundërshtar, konkretisht Donatien Gomis në sekondën e 34-të të ndeshjes së Ligue 1 mes Bordo-s dhe Guingamp (rezultati përfundimtar 1-0).
Lojtari nga Hondurasi u ndihmua menjëherë në fushë nga mjekët dhe u largua nga fusha me barelë. Më pas ai është dërguar në spital ku sipas asaj që raportohet ka qenë në vetëdije.
Vetëm më vonë u mor vendimi për ta vendosur në koma farmakologjike. 28-vjeçari iu nënshtrua edhe operacionit gjatë natës. Sipas “L ‘Equipe’ familja tani është në pritje të lajmeve, nga frika e dëmtimeve të mundshme neurologjike.
Mbrojtësi i Guingamp-it, Donatien Gomis, komentoi për atë që ndodhi në fushë.
“Ai e mori topin fillimisht, pastaj unë e godita. Për një moment edhe unë u shtanga. Vura re se ai humbi ndjenjat, shpresoj të përmirësohet”, ka thënë Gomis.
Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre…
Një stuhi e fuqishme dimërore, ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke paralizuar jetën në qytetin e Nju Jorkut…
Ditën e sotme në Kosovë, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.5 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…
Juventusi e mposhti Pizën me rezultatin 2-0. Loja ndryshoi pas aktivizimit të Edon Zhegrovës në pjesën e dytë. Sulmuesi i…
Ditën e sotme, në Kosovë zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do…