Juventusi e mposhti Pizën me rezultatin 2-0. Loja ndryshoi pas aktivizimit të Edon Zhegrovës në pjesën e dytë.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pati ndikimin e tij te goli i avantazhit. Për këtë edhe trajneri Spaleti foli pas ndeshjes duke i dhënë merita.
None found
“Në pjesën e dytë, kishim më shumë cilësi, ishim më krijues, Zhegrova dhe Dejvid bënë mirë, duke na dhënë më shumë cilësi në metrat e fundit. Arritëm të shënonim dhe në atë moment të lojës ndjeva se ishte e merituar, pasi po krijonim hapësira në zonë.
Zhegrova kishte grip dhe tri ditë me temperaturë të lartë, prandaj kisha dyshime nëse mund të përballonte 35 minuta. Por duhej ta rrezikonim, sepse po kishim vështirësi në krijimin e atyre hapësirave, dhe ai, siç e pamë, është dikush me ‘fitilin e ndezur’, di të kalojë kundërshtarët dhe të bëjë zgjedhjet e duhura”, u shpreh Spaleti.
Momentet dramatike që përjetoi dhe përpjekjet e dëshpëruara për të shmangur një tragjedi në ajër janë rrëfyer nga kapiteni i…
Policia e Fierit, ka arrestuar në flagrancë këngëtarin Erind Xhaferi, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, lidhur me…
Christa Pike ishte gati të bëhej gruaja e parë që ekzekutohej në Tenesi në më shumë se dy shekuj, por…
Arrestimi i nëntë serbëve në Zubin Potok, të dyshuar për përfshirje në krime lufte, ka nxitur reagime të ashpra politike…
Kombëtarja shqiptare e vajzave Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria e vajzave do të luajë në një…
MPB Maqedoni njofton se dje (01.10.2026) në Gjevgjeli, oficerët e Stacionit Policor Strumicë-Stacioni Policor Gjevgjeli e privuan nga liria I.T.…