Murinjo me siguri nuk e kishte menduar që do të regjistronte humbjen e parë në Serinë A përballë një skuadre e cila sapo ka ndërruar trajner dhe e cila nuk kishte asnjë pikë deri para sfidës me Romën e tij.
Verona mundi 3-2 Romën dhe tekniku është shfaqur shumë i çuditur pas sfidës së sotme.
None found
“Mënyra e mendimit të Tudor është e ngjashme me atë të Veronës. Ne nuk kemi luajtur shumë mirë, nuk u përshtatëm mirë me mënyrën e lojës së tyre. Kemi humbur shumë duele individuale. Kam nevojë të shoh pamjet video, kam nevojë për disa orë që të kuptoj më mirë se çfarë ndodhi.
Çfarë më pëlqeu? Më pëlqeu vuajtja në dhomat e zhveshjeve. Nuk më pëlqen kur ekipi nuk e ndjen humbjen. Kemi gabuar për shkak të emocioneve, pasi deshëm të shënonim. Gabimi ishte pozitiv. Sigurisht, kur të kthehemi në stërvitje dua menjëherë buzëqeshje, dua njerëz pozitiv. Por pas një humbje më pëlqen një dhomë zhveshjesh e trishtuar”, tha Murinjo.
Barcelona po përgatit një ofertë të përmirësuar prej rreth 70 milionë eurosh për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri Hernandez, me…
Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune Renardo Nallbanin, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh…
Dashi Gjatë gjithë ditës do të jeni të gatshëm për të ndërmarrë disa iniciativa. Yjet ju këshillojnë të mbani veten…
Një 73-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur bar pranë…
Situata e krijuar nga zjarri në territorin e Bashkisë Krujë ka përshkallëzuar, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e menjëhershëm…
Është kapur autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zhuko në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, Kristjan Sterjo është arrestuar…