Categories: sport

Përzgjedhja e javës së 8-të në Superiore: lojtarët më të spikatur dhe trajneri i javës

Java e 8-të e “Abissnet Superiore” u mbyll të dielën me fitoren 2-1 të Dinamos ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”. Në përfundim të kësaj jave, “Newsport.al” sjell formacionin e lojtarëve që lanë gjurmë me paraqitjet e tyre, si dhe trajnerin fitues.

Ortelio BIBA (Laçi) – Portieri i Laçit ndali penalltinë e Karricës dhe reagoi me siguri në çastet më të rëndësishme të takimit. Fitorja 1-0 ndaj Vorës u ruajt deri në fund edhe falë ndërhyrjeve të tij të sakta.

Të lidhura

None found

Arlind KURTI (Laçi) – Përveç golit që vendosi fatin e ndeshjes dhe i dha skuadrës 3 pikët, kapiteni tregoi përgjegjshmëri në prapavijë. Kurti ishte i dobishëm edhe në daljet përpara, duke kontribuar në të dyja fazat e lojës.

Bruno LULAJ (Elbasani) – Barazimi 0-0 në Durrës ishte pasojë e punës së mirë të Elbasanit në mbrojtje. Nën drejtimin e Glen Dajës, skuadra neutralizoi Teutën, ndërsa kapiteni Lulaj ishte një nga arsyet kryesore pse kryesuesit u larguan vetëm me një pikë nga shtëpia.

Naser ALIJI (Dinamo) – Mbrojtësi i Dinamos dhe i Kombëtares vazhdon të jetë një pikë kyçe e repartit defensiv. Së bashku me kapitenin Bruno Dita dhe pjesën tjetër të mbrojtjes, ai përbën boshtin e skuadrës kryeqytetase. Për këtë arsye, Ilir Daja e ka kthyer në titullar të padiskutueshëm, ndërsa Aliji po e justifikon këtë besim në çdo ndeshje.

Dejvid JANAQI (Skënderbeu) – Në momentin kur Partizani po kërkonte golin e barazimit, mesfushori i Skënderbeut realizoi një gol të bukur dhe i dha goditjen përfundimtare kundërshtarit. Fitorja 0-2 ndaj të kuqve ishte e dyta radhazi për korçarët në Superiore.

Ibrahim ABBAS (Elbasani) – Ishte aktiv, i përkushtuar dhe i disiplinuar në lëvizjet e tij në mesfushë. Abbas duket se i ka kuptuar mirë kërkesat e Glen Dajës dhe, ashtu si pjesa tjetër e ekipit, zhvilloi një paraqitje bindëse duke arsyetuar minutat e luajtura.

Adnard MEHMETI (Vllaznia) – Goli i tij i dytë ndaj Tiranës i dha vulën fitores së shkodranëve në Klasike. Vllaznia po rikthehet gradualisht në formën e saj, ndërsa Mehmeti po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në skemat e trajnerit Csaba Laszlo.

Ergis ARIFI (Teuta) – Edhe pse Teuta mori vetëm një pikë në përballjen me Elbasanin, Arifi ishte ndër lojtarët më aktivë të skuadrës. Ai u përpoq vazhdimisht të shqetësonte mbrojtjen verdheblu dhe, në bashkëpunim me shokët e ekipit, kërkoi hapësira për të ndërtuar aksione goli. Mesfushori mbetet një nga elementët e çmuar të Edlir Tetovës.

Ennur TOTRE (Skënderbeu) – Ishte ai që zhbllokoi sfidën ndaj Partizanit, duke shënuar nga pika e bardhë. Mesfushori pati edhe një tjetër mundësi të mirë për të realizuar, por e shpërdoroi plotësisht. Gjithsesi, penalltia e shënuar e shpëtoi paraqitjen e tij, ndërsa në pjesën tjetër të takimit ai u shfaq vazhdimisht si kërcënim për mbrojtjen e kuqe.

Klevi QEFALIJA (Dinamo) – Rëndësia e Qefalisë në skuadrën e Ilir Dajës dëshmohet më së miri nga ajo që prodhon në fushë. Ai krijon rrezik sa herë që ka topin në këmbë, veçanërisht kur godet drejt portës. Qefalija shfrytëzoi menjëherë rastin e parë ndaj Egnatias dhe më pas realizoi edhe golin e dytë, duke përmbysur rrogozhinasit. Me meritë u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Edison MURATAJ (Vllaznia) – Sulmuesi shënoi golin e parë ndaj Tiranës dhe pati një ndikim të rëndësishëm në repartin ofensiv. Murataj po konsolidohet në idetë e Csaba Laszlos, i cili u jep lojtarëve të avancuar liri për të shfaqur fantazinë e tyre.

Trajneri fitues – Csaba Laszlo. Përmirësimi i Vllaznisë pas situatës së vështirë lidhet edhe me ndikimin e trajnerit hungarez. Edhe pse versioni më i mirë i skuadrës së tij kërkon ende kohë dhe përshtatjen e ideve me ekipin, fitorja ndaj Tiranës në Klasike tregoi se vendosja taktike dhe plani i tij funksionuan në mënyrë të përsosur.

të fundit

Elisa Spiropali: Developments in Serbia create a new opportunity for the Balkans, as peoples can topple regimes that appear eternal

Pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve triumfoi përballë Alexandar Vuçiç, ka reaguar Elisa Spiropali. Deputetja socialiste deklaroi se…

4 minutes ago

VIDEO/ Taulant Balla lashes out at protesters: They are not normal citizens, but hooligans

Këtë të hënë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit,…

5 minutes ago

The fall of the Vučić era in Serbia, Erion Veliaj’s message: Understand and respond to this generation’s expectations, student protests and “the end of a world

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka shënuar një…

5 minutes ago

Legislation Committee calls for institutional accountability over the murder of Arlinda Zekaj

Deputetët e Komisionit për Legjislacion kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila,…

6 minutes ago

Haxhiu clarifies how the return of the Specialist Chambers Law to Parliament should be handled

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se rikthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, në Kuvend…

7 minutes ago

Aleanca kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të…

7 minutes ago