Laçi ka siguruar fitoren e radhës në kampionat, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 0-2 në javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Takimi u luajt në stadiumin “Arena Egnatia”, ndërsa në përfundim të tij, trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani, dha deklaratën e tij për gazetarët.
None found
“Kishim avantazhin minimal në pjesën e parë dhe luanim me një futbollist më shumë, por e vërteta është se nuk treguam qetësinë e duhur. Një skuadër që nuk është e përqendruar ndëshkohet dhe ne nuk duhet ta përsërisim këtë gabim”, analizoi fillimisht Osmani.
Tekniku vijoi më tej duke shpjeguar ndryshimet taktike: “Në 20 minutat e fundit e transformuam sistemin e lojës dhe kjo na dha një sinjal më cilësor. Edhe pse na mungojnë lojtarët e krahut, jemi të detyruar të aktivizohemi me dy sulmues. Duke parë rrjedhën e ndeshjes, pasi shënuam golin e parë dhe mbetëm me epërsi numerike, duhej të kishim më shumë këmbëngulje për të shënuar sërish”, shtoi Osmani.
“Planin e kishim të qartë që në stërvitje, donim ta orientonim lojën në këtë drejtim dhe të kërkonim golin e dytë sa më parë, në mënyrë që ta mbyllnim sfidën. Pas dy sulmuesve kemi lojtarë me teknikë dhe imagjinatë që mund të bëjnë diferencën në mesfushë. Edhe pse sot nuk arritëm të depërtojmë aq sa duhet dhe nuk krijuam një numër të madh rastesh, ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë filozofi loje”, përfundoi trajneri fitues.
Pas marshimit në rrugët e Tiranës, studentët janë stacionuar para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë protestën me thirrje kundër qeverisë…
Fenerbahce ka konfirmuar zyrtarisht se Dirk Kuyt, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe një nga ish-futbollistët e vlerësuar të klubit turk, do…
Barcelona po përgatit një plan ambicioz për afatin kalimtar të verës së ardhshme, me synimin për të transferuar sulmuesin e…
Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me…
Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu,…
Ndërmjetësit e Katarit i paraqitën Iranit të dielën një draft të ri marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës SHBA-Izrael-Iran. [...]Read…