sport

Përplasje mes dy futbollistëve në fushë te Real Madridi, Valverde ofendon rëndë Brahim Diazin

Real Madridi ka marrë një fitore shumë të vështirë, por shumë të vlefshme në udhëtim te Mallorca me rezultat 0-1.

Mesfushori francez Aurelien Tchouameni ka shënuar golin e vetëm për t’i dhënë tre pikët kryeqytetasve që vazhdojnë dominimin në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Të lidhura

None found

Megjithatë një përplasje mes dy lojtarëve të Realit është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ndodhi në fushë.

Ishte fillimi i ndeshjes dhe Brahim Diaz e humbi një top në sulm, por nuk bëri përpjekje që ta rifitojë atë dhe Mallorca u nis në një kundërsulm të rrezikshëm.

Federico Valverde vrapoi shumë dhe në fund largoi rrezikun duke dërguar topin në këndore, por ai u acarua me bashkëlojtarin e tij Brahim Diaz.

Mesfushori uruguaian është kapur nga kameraat duke i bërtitur Diazit dhe madje nuk i kurseu as ofendimet. “Preke topin, preke topin bir i k***”, i tha Valverde mesfushorit maroken.

Gjithsesi këto zënka janë normale në një ndeshje futbolli ku nuk mungojnë as tensionet, pasi Brahim dhe Valverde janë miq shumë të ngushtë. /Telegrafi/

të fundit

Shkodër/ Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, në pranga edhe dy të tjerë (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Travel”, në kuadër të të cilit është kapur dhe arrestuar një…

59 seconds ago

Barcelona mbetet në Sevillë pas fitores 5-2 ndaj Real Betisit

Barcelona ka pasur probleme me udhëtimin e kthimit pas fitores bindëse 5-2 ndaj Real Betisit në kuadër të La Ligës,…

6 minutes ago

Firewood costs up to €70 per cubic meter in Pristina; sellers defend the price, residents call it unaffordable

Në tregun e Prishtinës, çmimi për një metër kub dru ka arritur 65 deri 70 euro. Nga shitësit e druve…

12 minutes ago

Luana Vjollca dënon dhunën ndaj studentëve: Pamjet janë të papranueshme

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Luana Vjollca ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestave të ditëve të…

13 minutes ago

Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për Botërorin U-17 të vajzave në Marok

Emanuela RustaArbitra shqiptare Emanuela Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të qenë pjesë e ekipit të arbitrave në Kampionatin Botëror…

17 minutes ago

Drutë deri në 70 euro për metër kub në Prishtinë, shitësit mbrojnë çmimin, qytetarët e quajnë të papërballueshëm

Në tregun e Prishtinës, çmimi për një metër kub dru ka arritur 65 deri 70 euro. Nga shitësit e druve…

38 minutes ago