Një debat i fortë shpërtheu mes trajnerit të Manchester United, Michael Carrick dhe sulmuesit brazilian Matheus Cunha, gjatë disfatës 4-1 kundër Comos në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve.
Sipas mediave britanike, përplasja e parë ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes dhe tensionet dyshohet se u bartën edhe në dhomat e zhveshjes. Carrick shprehu pakënaqësi për lojën e Cunhas, ndërsa lojtari brazilian reagoi me zemërim pasi u zëvendësua në pushim.
None found
Samuel Luckhurst, gazetar i The Sun që ndiqte ndeshjen nga afër në Itali, vuri re grindjen gjatë një ndërprerjeje të lojës. Në platformën X, ai shkroi se Carrick sapo kishte pasur një shkëmbim mjaft të nxehtë me Cunhan në pushim, pas së cilës trajneri shau për shkak se Manchester United humbi sërish zotërimin e topit.
Burime nga portali Roundtable bëjnë me dije se konflikti vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes. Carrick kritikoi sërish paraqitjen e Cunhas, gjë që çoi në një shkëmbim të ashpër fjalësh mes tyre. Sulmuesi brazilian mbeti i irrituar nga vendimi për ta hequr nga fusha dhe nuk e fshehu zemërimin para shokëve të skuadrës. Sipas të njëjtit burim, atmosfera mbeti e tensionuar edhe pas vërshëllimës finale.
Cunha e nisi ndeshjen në krahun e majtë të sulmit kundër Comos, por regjistroi vetëm 27 kontakte me topin dhe një goditje drejt portës gjatë 45 minutave të para. Carrick e zëvendësoi atë në pushim me Amado Diallon, teksa Carlos Baleba hyri në vend të Andrey Santos. Në atë moment, Manchester United ishte në disavantazh 1-0 dhe ndërhyrjet taktike nuk dhanë efektin e pritur — Como shënoi edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë për një fitore të thellë.
Ky incident vjen në një periudhë krize të thellë për Manchester United, që nuk ka fituar asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit. Klubi anglez ka arritur vetëm dy fitore në 11 ndeshje këtë sezon, ndërsa presioni mbi Carrick po rritet vazhdimisht për shkak të rezultateve negative dhe pakënaqësive brenda grupit.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Kallaku (Myrtezai), e akuzuar për fshehje të…
Ferrari ka prezantuar modelin e ri 296 Challenge Stradale, një superveturë të frymëzuar drejtpërdrejt nga garat automobilistike, por të homologuar…
Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj prej katër vitesh, bateristin Maxx Morando, në…
Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…
Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një…
Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 77…