Marcus Rashford mund të vazhdojë të ketë një vend në të ardhmen e Manchester United. Këtë e la të kuptohej trajneri Michael Carrick, i cili vlerësoi aftësitë e sulmuesit pas kthimit të tij në stërvitje.
None found
Futbollisti anglez iu bashkua seancave stërvitore vetëm në fillim të kësaj jave dhe nuk u përfshi në skuadrën e United për miqësoren kundër Leeds United. “Djajtë e Kuq” triumfuan me penallti në takimin e zhvilluar në “Croke Park”.
Carrick e cilësoi pozitiv rikthimin e 28-vjeçarit, duke sinjalizuar se Rashford mund të zërë ende një rol të rëndësishëm në planet e Manchester United.
“Është lojtari ynë. Është rikthyer shumë mirë, njësoj si çdo lojtar tjetër. E njoh prej kohësh dhe ai na jep diçka pak më ndryshe”, deklaroi Carrick.
Trajneri i United shtoi se sulmuesi ka shfaqur humor shumë të mirë që nga kthimi, ndërsa theksoi se ai ka vetëm dy ose tri ditë që është rikthyer.
Fjalët e Carrick tregojnë qartë se mundësia e Rashfordit për të qëndruar në “Old Trafford” mbetet e hapur, edhe pse më herët kishte pasiguri lidhur me të ardhmen e tij.
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…
Prania e Ernest Muçit në Kombëtare, mund të shihet si një plan strategjie për trajnerin Rolando Maran [...]Read More...
Rio Ferdinand beson se Mauricio Pochettino është kandidati më i mirë për të zëvendësuar Michael Carrick te Manchester United, me…
Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…
Gjyqësori argjentinas po heton Mauro Icardin nën dyshimin për goditjen e vajzës 11-vjeçare. Policia bastisi shtëpinë e tij në Nordelta…
Antonio Conte po synon seriozisht stolin e Manchester Unitedit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar kandidaturën e tij.…