Categories: sport

Përmbysje spektakolare e Argjentinës, Anglia mposhtet 2-1 në gjysmëfinale

Argjentina ka rezervuar biletën për në finalen e Kupës së Botës, duke triumfuar me shifrat 2-1 përballë Anglisë në një gjysmëfinale të luajtur në Atlanta, e cila u vendos me një kthesë mahnitëse në minutat e fundit.

Të lidhura

None found

Skuadra kampione në fuqi do të ndeshet me Spanjën në sfidën vendimtare, pasi iberikët lanë pas Francën me një fitore të pastër 2-0.

Fraksioni i parë i lojës u karakterizua nga një betejë e ashpër në mesfushë, ku të dyja ekipet patën mundësi për të shënuar, por pa arritur të konkretizonin asnjë rast.

Më e rrezikshmja nga ana e argjentinasve erdhi në minutën e 39-të, kur Enzo Fernandez liroi një të shtënë të fortë nga jashtë zone, e cila kaloi për pak mbi traversë. Më herët, ndërhyrjet e forta të Lisandro Martinez dhe Elliot Anderson u sanksionuan nga arbitri me kartonë të verdhë.

Sapo nisi pjesa e dytë, Julian Alvarez vuri në provë reflekset e Jordan Pickfordit, por gardiani anglez tregoi siguri në pritje.

Megjithatë, ishin Tre Luanët ata që zhbllokuan sfidën në minutën e 55-të. Morgan Rogers harkoi me saktësi drejt zonës, ndërsa Anthony Gordon, duke iu shmangur prapavijës kundërshtare, gjuajti në mënyrë të menjëhershme dhe e dërgoi topin në cepin e poshtëm të katërkëndëshit për avantazhin 1-0.

Pas rënies në disavantazh, Argjentina e ngriti ndjeshëm intensitetin e lojës. Pickford i shpëtoi fillimisht portës nga një goditje me kokë e Nicolas Gonzalez, ndërkohë që Alexis Mac Allister përplasi shtyllën pas një tjetër mundësie premtuese.

Sforcimet e “Albiceleste” u shpërblyen në minutën e 85-të. Lionel Messi shërbeu me inteligjencë për Enzo Fernandezin në kufirin e zonës, dhe mesfushori finalizoi me një goditje precize për të vendosur baraspeshën në 1-1.

Vetëm shtatë minuta pas këtij momenti, në kohën shtesë, Argjentina kompletoi përmbysjen e plotë. Lionel Messi harkoi me perfeksion drejt qendrës së zonës, ku Lautaro Martinez iu largua mbrojtësve anglezë dhe me kokë e çoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Në fund, Argjentina festoi një sukses me forcë karakteri, duke siguruar të dytën finale radhazi të Kupës së Botës, ku do të synojë të mbrojë kurorën përballë Spanjës në një përballje që premton një spektakël të vërtetë.

të fundit

Leonard Ademaj pas vendimit të Apelit: Urojmë që vrasjet e grave të marrin fund

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e…

2 minutes ago

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash

"Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet…

3 minutes ago

Polici i burgut në Strumicë akuzohet se tentoi të shiste drogë gjatë punës

SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (50) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara…

4 minutes ago

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë dhe refuzojnë dialogun me Ramën

Qytetarët janë rikthyer sërish në protestë para Kryeministrisë në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Të rinj, studentë dhe…

10 minutes ago

Why is Serbia concerned about the operation at Ujman? Experts warn of renewed pressure on Kosovo

Aksioni i institucioneve të Kosovës për rrënimin e ndërtimeve pa leje pranë Liqenit të Ujmanit ka rikthyer përplasjet politike ndërmjet…

13 minutes ago

VIDEO/ Asani shkëlqen në Champions League, depërtimi i pandalshëm dhe asistimi i përsosur

Jasir AsaniNdërsa po luhej pjesa e dytë e ndeshjes Al Ain – Esteghlal FC (1 – 1), e vlefshme për…

13 minutes ago