sport

“Përkundrazi, kalojmë mirë”, Gundogan mohon problemin me yllin e Real Madridit

Marrëdhëniet mes lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes vitet e fundit, ndërsa më parë rivaliteti kërcënonte të shkaktonte probleme në kombëtaren spanjolle.

Këtë herë, është përfolur se mund të shkaktojë probleme në kombëtaren gjermane, por Ilkay Gundogan ka mohuar çdo problem me homologun e tij nga El Clasico, Toni Kroos.

Të lidhura

None found

Në Gjermani kishte zëra se rikthimi i Kroos në kombëtare para Euro 2024, mund të mos kishte shkuar mirë me të gjithë.

Megjithatë, sipas SDZ, Gundogan ka shpjeguar se dyshja ndajnë një marrëdhënie të mirë.

“Julian Nagelsmann me sa duket kishte dëgjuar aty-këtu se kthimi i Toni Kroos mund të ishte problem për mua, më pas ai mori telefonin, më thirri dhe më pyeti drejtpërdrejt”.

“Unë menjëherë i thashë: “Jam plotësisht dakord me këtë dhe nuk kam pasur kurrë ndonjë problem me Tonin”. Përkundrazi, ne e vlerësojmë shumë njëri-tjetrin dhe kalojmë mirë”, ka thënë Gundogan.

Dyshja do të garojnë kundër njëri-tjetrit brenda pak më shumë se një muaji, ndërsa do të përballen në Santiago Bernabeu në El Clasicon e dytë të sezonit në La Liga.

Ardhja e Kroos ka të ngjarë të thotë që një ose dy mesfushorë gjermanë, pozicioni në të cilin ata janë më të fortë, do të largohen nga skuadra.

Shumë mendojnë se Joshua Kimmich i Bayern Munich mund të zhvendoset në krahun e majtë të mbrojtjes.

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

1 minute ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

7 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

10 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

25 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

25 minutes ago