Orges Shehi është një nga futbollistët që ka përjetuar tmerrin në Beograd në tetor të 2014. Ish-gardiani i portës e ka përjetuar atë sfida nga afër dhe më shumë se çdo njeri tjetër është i “etur” për “hakmarrje” ndaj serbëve.
Gjithsesi trajeri i Ballkanit, shprehet i bindur se Kombëtarja jonë do të fitojë të shtunën, ndërsa ka edhe një këshillë për futbollistët. Sipas Shehit ata duhet të zhvishen nga emocionet dhe ta trajtojnë këtë sfidë vetëm nga ana sportive.
None found
“Lojtarët duhet të jenë të qetë dhe duhet të zhvishen nga kjo ngarkesë sepse i penalizon shumë, është një ndeshje që duhet interpretuar jo me doza emocionale dhe nacionale, por thjesht me emocionet e futbollit sepse ne duam që të marrim rezultatin, që të na bëjnë krenar të gjithëve dhe për të kënaqur gjithë kombin. Në fund të fundit është një ndeshje futbolli dhe unë mendoj që futbolli shërben për të ndërtuar ura, për të ulur tensione dhe për të sjellë një tjetër frymë që më tepër është miqësore.
Megjithatë mbetet shumë e vështirë të ndash situatën të shkuarën historinë nga përqendrimi vetëm tek futbolli.
Patjetër që situate është emocionuese, si për mua që kam qenë prezent atje edhe për të tjerët dhe për të gjithë kombin. Por do t’i këshilloja që të fokusohen vetëm tek futbolli dhe jam i sigurt që edhe stafi këtë gjë i kërkon. Që atë energji që kanë mos ta shprehin me doza të mëdha negativiteti sepse i penalizon në dhënien e maksimumit të tyre dhe dihet që skuadra jonë ka cilësi por nëse lojtarët nuk japin të gjithë më të mirën e tyre bie rendimenti i të gjithë skuadrës.
Po sportivisht si vjen Shqipëria përballë Serbisë? Ne kemi një skuadër shumë të mirë që mund t’i përgjigjemi çdo kundërshtari, këtë e kemi treguar në vazhdimësi. Kjo është ndeshja jonë e tretë luajtëm ndaj Anglisë dhe fituam me Andorrën, por me objektivin që ne kemi duhet që patjetër ndeshjet në shtëpi ti fitojmë duke patur parasysh atmosferën që krijohet në stadium me mbështetjen e tifozëve. Me cilësitë që ne kemi nuk I trembemi asnjë lloj kundërshtari edhe pse Serbia ka ekip me cilësi.
Një parashikim? Fitojmë ne 1-0”, ka përfunduar Shehi.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…