sport

Përgatitjet “Kuqezi”, FSHF shqyrton 4 komplekse në Austri për muajin maj

Lajmet janë që vendimi do të merret javën e ardhshme. Vërtet që Kombëtarja shqiptare e ka të sigurt bazën ku do të vendoset në Gjermani në qershor të këtij viti, por vazhdon kërkimi i ethshëm për një kompleks stërvitor përpara fillimit të Kampionatit Europian.

Drejtoria e ekipeve kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit ka kontrolluar 4 komplekse në Austri, aty ku kushtet klimaterike janë ndër më të mirat në Evropë gjatë pranverës së vonë. Problemi më i madh ka qenë të kënaqen kërkesat e trajnerit Sylvinho, i cili ka vendosur standarde tepër të larta.

Tekniku brazilian nuk ka kërkuar vetëm kushtet e duhura stërvitore, në fushë, palestër apo në çdo element tjetër përgatitor, por është marrë edhe me cilësinë e krevateve ku do të flenë lojtarët.

Bazat stërvitore janë vizituar nga disa punonjës të Federatës, të shoqëruar nga një ndihmës i teknikut Sylvinho, ndërsa raporti i përgatitur do të shqyrtohet nga braziliani. Më pas, vetë trajneri do të shikojë nga afër atë kompleks që do t’i duket më i pranueshmi.

Kombëtarja do të vendoset në Austri në një periudhë përgatitore dhe përshtatjeje për tri javë përpara fillimit të Euro 2024. Sipas burimeve në Federatë, kostot priten të shkojnë në 500 mijë euro, por shpenzimi është shqetësimi i fundit. Kryesorja është të kënaqet Sylvinho. /abcnews.al

Tags: austriFSHF

të fundit

U jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

Ditën e sotme, u jepet lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me…

30 minutes ago

Tragjedi në Kongo/ Shembet miniera, të paktën 227 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë

Rreth 227 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së minierës në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të…

48 minutes ago

Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve

Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim,…

1 hour ago

Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël

Shorti i fazës play-off të Champions League, i ka rezervuar Real Madridit një përballje sa të fortë, aq edhe të…

1 hour ago

Dalin dokumentat: Bill Gates u infektua me sëmundje të transmetueshme! Çfarë i kërkoi Epstein

Bill Gates, u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, pretendoi Epstein në një nga emailet e shumta të publikuar…

1 hour ago

Artan Hoxha: Zvarritja e çështjes nuk shpëton dot Ballukun, por i “blen” kohë Ramës, ja mesazhi që po i jepet SPAK-ut

Gazetari i njohur Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në “Kjo Javë” në News24, ka deklaruar se pavarësisht manovrave, nuk ka…

2 hours ago