Kanë përfunduar 45 minutat e para të miqësores që Shqipëria po e luan ndaj Lihtenshtajnit në Hungari.
‘Kuqezinjtë’ kanë shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi minimale 1-0, falë golit të shënuar në minutën e 31-të nga Armando Broja i cili u asistua nga Nedim Bajrami.
None found
Shqipëria dominoi tërësisht gjatë kësaj pjese duke rrezikuar në disa raste portën e kundërshtarëve.
Shenjat e para të besuarit e Sylvinhos i dhanë në minutën e shtatë kur rrezikuan me Klaus Gjasulën i cili gjuajti jashtë portës.
Një tjetër rast të mirë për gol e pati edhe Arbër Hoxha i cili në minutën e 22-të iu afrua golit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.
Mundësi të artë shënimi pati edhe Jasir Asani i cili në minutën e 28-të ishte pranë golit megjithatë gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës.
Mbetet të shihet se çfarë ndryshimesh do të bëjë në formacion përzgjedhësi Sylvinho në pjesën e dytë, por nëse Shqipëria vazhdon të luajë me këtë ritëm pritet të ketë edhe më shumë gola. /Telegrafi/
Wesley Clark, ish-komandant i NATO-s në Evropë, u shpreh se ajo që ka ndodhur në Kosovë në vitet 1997-1999 nuk…
Armand Duka dhe Partizani U-19Partizani U-19 hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetër të UEFA Youth Champions…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79.4 lekë dhe do shitet me…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit. Burime bëjnë me dije se…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e mitur 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga tezja dhe kushërirë,…
Manchester Unitedi është eliminuar nga Carabao Cup, pasi pësoi humbje 3-2 nga Brightoni në “Old Trafford”. Kjo disfatë i dha…