Shqipëria ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në miqësoren ndaj Lihtenshtajnit, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Hungari.
‘Kuqezinjtë’ shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi minimale 1-0, falë golit të shënuar në minutën e 31-të nga Armando Broja i cili u asistua nga Nedim Bajrami.
Shqipëria dominoi tërësisht gjatë kësaj pjese duke rrezikuar në disa raste portën e kundërshtarëve.
Shenjat e para të besuarit e Sylvinhos i dhanë në minutën e shtatë kur rrezikuan me Klaus Gjasulën i cili gjuajti jashtë portës.
Një tjetër rast të mirë për gol e pati edhe Arbër Hoxha i cili në minutën e 22-të iu afrua golit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.
Mundësi të artë shënimi pati edhe Jasir Asani i cili në minutën e 28-të ishte pranë golit megjithatë gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës.
Në pjesën e dytë Shqipëria vazhdoi me kontroll total të lojës përballë një kundërshtari që dukej pa ide në fushë.
Golin e tretë dhe atë që vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-0 e shënoi Ernest Muçi në minutën e 67-të pas një aksioni të bukur nga Shqipëria, duke çuar në rrjetë topin e kthyer nga shtylla.
Shqipëria kishte mundësinë të shënonte edhe golin e katërt me anë të Kristjan Asllanit i cili rrezikoi në minutën e 74-të por gjuajtja e tij u prit nga portieri mysafir.
Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion përsëri të premten, ku do të luajnë përballë Azerbajxhanit në miqësoren e fundit para fillimit të Euro 2024.
Numri i personave mbi 64-vjeç që vijojnë të jenë të punësuar, po rritet me ritme të shpejta, në një kohë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Europian me vendosjen e tarifave të rënda dhe madje me kufizime në tregti,…
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, hyn sot në ditën e 110-të, ndërsa këtë herë aksioni është…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta…
Dashi Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dhe do kërkoni ne çdo moment ta kontrolloni atë. Kjo…
Biznesmeni Samir Mane është paraqitur pasditen e së mërkurës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…