Florentino Perez ka ‘injoruar’ Cristiano Ronaldon kur ka emëruar transferimin më të mirë të shekullit tek Real Madridi.
Presidenti i gjigantit spanjoll këtë meritë ia ka atribuar mesfushorit gjerman Toni Kroos, të paktën kështu ka pretenduar agjenti i lojtarit.
None found
Ronaldo iu bashkua Real Madridit nga Manchester United për 80 milionë euro në verën e vitit 2009, dhe aty ka shijuar një aventurë mjaft të suksesshme duke fituar dy here titullin e La Ligas dhe katër herë Ligën e Kampionëve.
Portugezi ka lënë gjurmë në historinë e klubit pasi është larguar si golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit me 450 gola në 438 paraqitje.
“Ai është një person i jashtëzakonshëm me një histori të madhe të jetës. Ai është një sipërmarrës, por mbi të gjitha mbetet njeri. Ai më ka shpjeguar pse Toni Kroos është transferimi më i mirë i shekullit tek Real Madridi”, ka thënë agjenti i Kroos, Volke Struth.
Kroos ka luajtur një rol të madh në sukseset e Realit që prej se u bë pjesë e tyre nga Bayern Munichu në vitin 2014, pasi refuzoi ofertën e Manchester United.
Deri më tani gjermani numëron 449 paraqitje për “Los Blancos”, ku ka fituar tre tituj të ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit iu drejtua socialsitëve duke i thënë se, “jeni bërë ushtarë…
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, e ka cilësuar si të rëndë dhe të trishtueshëm vendimin e djeshëm të…
Drejtoria e Doganave ka vënë në përdorim 30 kamera për trup, për punonjësit doganorë në vendkalimet kufitare “Tabanocë”, “Qafë Thanë”…
Protestuesit janë mbledhur tek Xhamia, afër Parlamentit, ndërsa thonë se do të vazhdojnë të protestojnë sepse ndihen të vjedhur. Një…
Deri më 15 shtator, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 65 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 60…
Një zarf që përmbante një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese është dërguar në Ministrinë e Arsimit të Italisë,…