Categories: sport

Florentino Perez do të anonte nga Olise në garën me Haaland për afrimin e ardhshëm te Real Madridi

Gjatë muajve të fundit, janë shtuar zërat se Real Madridi po punon për të afruar një tjetër emër të madh, duke vijuar kështu linjën tradicionale të klubit për të sjellë “galaktikë” në “Santiago Bernabeu”.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve më të fundit, në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të klubit madrilen ndodhen francezi Michael Olise dhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland.

Edhe pse bëhet fjalë për dy lojtarë me karakteristika të ndryshme, të dy konsiderohen si përforcime të nivelit shumë të lartë për skuadrën e Real Madridit.

Megjithatë, mundësia që gjiganti spanjoll t’i transferojë të dy në të njëjtën kohë duket thuajse e paarritshme.

Madje, as largimi i një futbollisti të rëndësishëm nga grupi aktual nuk do të ishte i mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimin e jashtëzakonshëm që do të kërkohej për dy prej emrave më të lakmuar në futbollin botëror.

Pikërisht për këtë temë ka folur gazetari i njohur spanjoll Tomas Roncero, i cili ka bërë të ditur se, nëse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të përballej me zgjedhjen mes këtyre dy yjeve, ai do të preferonte Michael Olisen.

“Po ta pyesësh Florentinon se kë do të transferonte tani mes Olises dhe Haalandit, ai do të të thoshte francezin, sepse ky është një profil që pëlqehet më shumë në Bernabeu”, u shpreh Roncero në emisionin El Chiringuito de Jugones.

Olise, që aktualisht është pjesë e Bayern Munichut, vlerësohet si një futbollist që i përshtatet filozofisë së Real Madridit për shkak të teknikës, krijimtarisë dhe aftësisë për të bërë diferencën në fazën sulmuese.

Në anën tjetër, Haaland vazhdon të mbetet një nga qendërsulmuesit më dominues në futbollin botëror dhe një objektiv i rëndësishëm për shumë klube të mëdha evropiane.

Sidoqoftë, largimi i tij nga Manchester City do të përbënte një operacion tepër të ndërlikuar, pasi klubi anglez nuk dëshiron të heqë dorë nga ylli norvegjez dhe do të kërkonte një shumë rekord për ta lejuar të largohej.

Në të dy skenarët, bindja e vetë lojtarit mund të mos jetë problemi kryesor.

Pengesa më e madhe do të ishte arritja e marrëveshjes me Bayern Munichun ose Manchester Cityn, dy klube që nuk synojnë të ndahen lehtë nga futbollistët e tyre kryesorë.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago