Categories: sport

Perez reagon për herë të parë për largimin e Ramos, zbulon një sekret

Disa njerëz kanë bërë krahasime midis mënyrës në të cilën Sergio Ramos dhe Iker Casillas, dy kapitenët e fundit të Real Madrid, u larguan nga klubi, por Florentino Perez i sheh situatat si shumë të ndryshme.

Presidenti i Real Madrid bëri të ditur se Los Blancos i bëri Ramosit një ofertë për të zgjatur kontratën e tij, por që mbrojtësi nuk e pranoi.

Të lidhura

None found

“Kam kaluar një kohë të vështirë në lamtumirën e Sergio Ramos. Unë e dua Sergio Ramos si një djalë,” tha Florentino Perez në El Transistor.

“Unë nuk kam qenë me të në konferencën lamtumirëse për shtyp, sepse unë kurrë nuk kam qenë kurr me ndonjë lojtar tjetër”.

“Unë kam një adhurim për Sergio Ramos dhe nuk do të flas për grindjet. Ai ka qenë një legjendë në Real Madrid dhe kjo është ajo që ne tifozëve të Real Madridit na mbetet”.

“Ne i ofruam atij një kontratë, ne i dhamë një afat dhe ai nuk e pranoi atë. Ai po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon”.

Lidhur me largimin e Casillas nga Real Madrid në 2015, Florentino Perez duket se ia kaloi një pjesë të fajit portierit, i cili tani është përsëri duke punuar për Real Madrid Foundation si ndihmës i drejtorit të përgjithshëm, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv

“Casillas nuk u largua në një mënyrë të mirë. Unë e thirra atë natën, unë i propozova një ngjarje lamtumire”, zbuloi Florentino Perez.

“Ajo që ndodhi është se për shkak të nervave, mbase një ditë më parë ai nuk kishte qenë në të mirën e tij. Të gjithë e kujtojnë atë si ai që ishte, një nga të mëdhenjtë, një legjendë”, përfundoi Perez.

të fundit

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

3 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

4 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

19 minutes ago

Onur Çakici officially takes over as KFOR deputy commander

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

19 minutes ago

Taravari: The time has come for constitutional amendments and further steps toward European integration

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

20 minutes ago

DNA links Ted Bundy to the murder of Melissa Ann Smith more than 50 years after the crime

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

20 minutes ago