Categories: Uncategorized

Fituam ndaj Eibar, Ramos: Kemi 10 finale

Sergio Ramos është shprehur optimist rreth mundësisë që Real Madrid të fitojë titullin e kampionit në La Liga.

Ramos: Kemi 10 finale, do të bëjmë maksimumin për të fituar titullin e La Liga. Fitorja kundër Eibar u ka dhënë zemër lojtarëve të Real Madrid, të cilët tashmë kanë Barcelonën vetëm dy pikë larg.

Të lidhura

None found

Kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, ka thënë se ai dhe shokët e tij do të japin gjithçka në mënyrë që të triumfojnë në La Liga.

“Jam i lumtur me tri pikët dhe që filluam të luajmë përsëri. Ne kemi edhe 10 finale të tjera dhe do të japim gjithçka që kemi”, ka thënë Ramos.

“Ishte paksa e çuditshme pas një kohe të vështirë për të gjithë, unë doja që si kapiten, të jap motivim për secilin. Ishte situatë e vështirë, kur nuk mund të dilnim nga shtëpitë, por duhet gjithmonë të sjellim pozitivitet edhe nga gjërat e këqija”, ka shtuar kapiteni i Real.

Sergio Ramos ishte në mesin e lojtarëve që u regjistruan në listën e golashënuesve, në fitoren 3:1 të Real Madrid kundër Eibar.

të fundit

Këlliçi akuzon Prokurorinë: Rreth 1 mijë të rinj u shoqëruan ose u arrestuan, por asnjë polic nuk është ndaluar për dhunën ndaj studentëve

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave studentore, duke…

56 seconds ago

Mexhiti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duhet të thellohen më tej

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka mirëpritur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit Kryetaren e Kuvendit të Republikës…

1 minute ago

Sopoti paralajmëron tifozët: Sjelljet jashtë frymës sportive nuk do të pranohen

SopotiKlubi i Sopotit ka dalë me një deklaratë zyrtare pak minuta duke njoftuar se nuk do të tolerojë asnjë sjellje…

2 minutes ago

Ambasada gjermane pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbrojtja e grave duhet të jetë përparësi e përbashkët

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë reagoi për vrasjen tragjike të Arlinda Zekaj, duke bërë thirrje për forcim të përpjekjeve në…

7 minutes ago

Ish-i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ilaria Sulës në Itali: Prindërit thonë se drejtësia u vendos

Mark Samson, ish-i dashuri i Ilaria Sulës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali.…

15 minutes ago

BE-ja planifikon zgjerimin e kompetencave të Frontex-it për dëbimet, OJQ-të kërkojnë më shumë kontroll

Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…

26 minutes ago