sport

Përballjet vendimtare, “lodhen” kuqezinjtë

Muaji Shtator rikthen në fushë edhe Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Kuqezinjtë i presin dy duele vendimtare për kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm. Skuadra e Silvinjos do të sfidojë Republikën Çeke në transfertë më 7 Shtator dhe tre ditë më vonë pret Poloninë në ‘Air Albania’.

180 minuta tepër të forta për Shqipërinë, që nuk vijnë në momentin e duhur për futbollistët që mund të grumbullohen nga stafi teknik. Më pak se tre ditë do të ketë në dispozicion trajneri Silvinjo për të përgatitur skuadrën për duelin me Çekët, kryesuesit e grupit tonë kualifikues. Lojtarët kuqezi do të zbresin në fushë fundjavën e 2 dhe 3 Shtatorit, për të marrë më pas avionin në drejtim të grumbullimit me kombëtaren.

Më impenjative pritet të jetë rruga për Jasir Asanin, heroin e kuqezinjve në duelet e muajit Qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Sulmuesi i krahut pritet të zbres në fushë të dielën me Guangju në Korenë e Jugut, teksa udhëtimi nga shteti aziatik drejt Shqipërisë zgjat rreth 1 ditë. Grumbullim impenjativ edhe për lojtarë që aktivizohen në Serie A italiane, konkretisht Ylber Ramadani, Ardian Ismajli dhe Etrit Berisha, të cilët do të luajnë duelet e kampionatit të dielën në mbrëmje. Minutat në duelet respektive do të ishin të domosdoshme për të kapur formën fizike nga ana e kuqezinjve, të cilët duhet të tentojnë për të marrë sa më shumë pikë në dy duelet e radhës për të prerë një gjysmë bilete për në turneun gjerman.

Të lidhura

None found

të fundit

Formacionet zyrtare të Jordani – Argjentinë: Scaloni pushon Messin dhe emrat kryesorë

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Jordanisë dhe Argjentinës në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës…

11 minutes ago

Dhimbje e madhe për Cody Gakpo, ylli i Holandës humb foshnjën bashkë me partneren

Futbollisti i Holandës dhe i Liverpoolit, Cody Gakpo, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij…

1 hour ago

Kroacia triumfon ndaj Ganës 2-1 dhe kualifikohet nga vendi i dytë në Grupin L

Kroacia ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pasi mposhti Ganën me rezultat 2-1 në ndeshjen e…

2 hours ago

Bellingham dhe Kane i japin Anglisë triumfin ndaj Panamasë, grupin e mbyll në krye

Anglia ka siguruar vendin e parë në Grupin L të Kupës së Botës, pasi mposhti Panamanë me rezultat 2-0 në…

2 hours ago

Kolumbi – Portugali, publikohen 11-shet zyrtare: Diaz dhe Ronaldo në kërkim të kreut të grupit

Gjithçka është gati për supersfidën mes Kolumbisë dhe Portugalisë, ku do të vendoset pozita e parë në grup.Dy përfaqësueset kanë…

2 hours ago

Four sanitary landfills open to accept waste from citizens, Pacolli: There is no longer any reason to dump it in nature

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave…

2 hours ago