Shqipëria U-17 do të luajë një ndeshje miqësore në muajin prill ndaj Sllovenisë U-17.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Sllovenisë që kjo sfidë të luhet më datë 18 prill, në ora 11:00, në Gradiska Slloveni.
None found
Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin për këtë sfidë miqësore më datë 14 prill në Itali.
Për trajnerin Bledi Shkëmbi kjo do të jetë prova e parë me ekipin Kombëtar U-17.
Tekniku kuqezi së shpejti do të publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar për këtë takimin.
Ndeshja ndaj Sllovenisë është miqësorja e parë zyrtare për këtë vit për Kombëtaren U-17, teksa kjo sfidë do të shërbejë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar nga trajneri Bledi Shkëmbi.
Të rinj nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Parlamentin e Shqipërisë, në kuadër të forumit “Foli Shqip”,…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar një paralajmërim për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve…
Nën masa të shtuara sigurie është përcjellë vizita katërditore e Jakup Krasniqit te familja e tij në lagjen Velania të…
Avni Arifi, së bashku me nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, kanë marrë pjesë në takimin e degëve…
Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pasi deklaroi se është…
Shumica e fluturimeve të planifikuara në Aeroportin e Brukselit pritet të anulohen ditën e hënë, për shkak të një greve…