Categories: sport

Përballja me Spanjën, Dalic: Qëllimi ynë është të arrijmë në çerekfinale

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Spanjës do të ballafaqohen sot nga ora 18:00.

Trajneri kroat Zlatko Dalic ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Spanjës:

Të lidhura

None found

“Ivan Perisic ishte një nga lojtarët tanë më të mirë në fazën e grupeve, ai shënoi dy gola dhe do të jetë e vështirë ta zëvendësojmë atë. Ne kemi disa lojtarë në atë pozitë që munden ta zëvendëosjnë. Ata janë duke pritur për shansin e tyre, ka lojtarë që mund ta bëjnë këtë, lojtarë që besoj se do ta shfrytëzojnë rastin e tyre” tha ai.

“Ne nuk kemi nevojë të shohim Kombëtaret tjera. Ne i respektojmë të gjithë, veçanërisht kundërshtarët e sotëm. Ata gjithashtu e dinë që ne jemi një ekip cilësor dhe ata nuk janë të lumtur që do të luajnë kundër nesh. Ne duhet të jemi plotësisht të motivuar. Qëllimi ynë është të arrijmë në çerekfinale”, shtoi ai.

“Do të jetë vërtet e mrekullueshme që më në fund të shohim shumë tifozë tanë në stadium. Ata gjithmonë na motivojnë dhe ata janë lojtari ynë shtesë. Shpresoj se nuk do t’i zhgënjejmë ata nesër”, vazhdoi ai.

“Spanja nuk e filloi mirë Kampionatin Evropian, ashtu si ne, por ata fituan 5-0 në ndeshjen e tyre të fundit. Ata kaluan në Raundin e 16, qëllimi i tyre është gjithmonë të fitojnë. Ata e duan mbajtjen e topit dhe ndërtimin e lojës së tyre nga kjo. Përdorin shumë rotacion në sulm dhe kërkojnë futje në hapësira boshe. Kanë shumë lojtarë cilësorë, të shpejtë dhe të rinj. Nuk do të jetë aspak e lehtë për ne”, përfundoi Zlatko Dalic.

Fituesi i ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër Francë-Zvicër.

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

6 hours ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

6 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

6 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

6 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

6 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

7 hours ago