sport

Trajneri i Kroacisë tregon se cili do të jetë “çelësi” i përballjes me Shqipërinë

Kroacia po përgatitet për takimin me Shqipërinë në Hamburg, e vlefshme për grupet e Evropianit, më saktësisht Grupit B.

Trajneri i kroatëve, Zlatko Dalic është shprehur se ekipi i tij meriton respekt, pasi është skuadra evropiane më e suksesshme pas Francës.

Të lidhura

None found

“Ne e dinim që kjo ndeshje do të ishte e rëndësishme para turneut, ne duam të kalojmë grupin, nuk jemi të dekurajuar pas Spanjës. E dimë që duhet të jemi më mirë se në ndeshjen e parë, jemi të kënaqur me gjithçka, jemi përgatitur, bëmë atë që duhej të bënim. Ju e dini që Vlasic e braktisi grumbullimin, i ndodhi një problem tjetër”, ka thënë fillimisht selektori i Kroacisë.

“Shqipëria nuk është një rival me të njëjtën cilësi si Spanja, por meriton shumë respekt. Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi më sulmues, duam të bëjmë më mirë. Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë. Do të ketë ndryshime në përbërje, do ta vendosim më pas”.

“Nuk ishte bukur të humbnim ndeshjen e parë, nuk ishte një ndjenjë e bukur. Ne ishim gjithmonë të nënvlerësuar, askush nuk besonte tek ne dhe fituam tri medalje. Dhe ne jemi më të suksesshmit pas Francës”.

“Kroacia meriton respekt dhe nderim më të madh. Tre medalje, Anglia fitoi një në 58 vjet. Ata janë të artë, dhe ne jemi të pavlerë. Ne jemi të rinj dhe të guximshëm, kjo dëshmohet nga prania e 100 mijë kroatëve në Berlin, rezultatet tona tregojnë se jemi më të mirë nga sa shihemi”.

“E di që pas disfatës ka shumë pesimizëm, por shpresoj që të jemi sërish real, ashtu siç jemi, po e presim me padurim këtë. Dhe ne nuk na intereson çfarë thonë të tjerët”.

“Ne arritëm gjithçka për shkak të hierarkisë dhe bashkimit. E para është cilësia, e dyta është ai rendi, ajo hierarki. Kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe për lojtarët më të vjetër. Është e rëndësishme për të gjithë ne”, potencoi më tej Dalic në konferencën për mediat. /TCH/

Tags: Euro 2024

të fundit

Kamera në thellësitë e oqeanit sjell pamje mahnitëse nga “zona e mesnatës

Në thellësi ku mbretëron errësira e përhershme, jetojnë krijesa të pazakonta, disa pothuajse transparente, të tjera me dhëmbë të frikshëm…

23 seconds ago

Falja mund t’i bëjë mirë zemrës

Falni! I bën mirë zemrës — Klan Kosova [...]Read More...

1 minute ago

Pragu i varfërisë për person rritet në 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e…

2 minutes ago

Këmbimi valutor 21 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të mërkurë një dollar dollar amerikan, blihet me 80.3 lekë dhe shitet me 81.3 lekë. Euro, blihet me 90.3…

4 minutes ago

Netanyahu akuzon Macronin për tolerim të ekstremizmit islamist në Francë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka sulmuar ashpër presidentin francez, Emmanuel Macron, duke e akuzuar udhëheqjen e Francës se nuk ka…

5 minutes ago

Italia miraton paketë të re sigurie pas trazirave: 500 ushtarë shtesë në Milano dhe deri në 12 vite burg

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për sigurinë, duke ashpërsuar masat ndaj personave që përfshihen në akte dhune…

5 minutes ago