Napoli do të përballet me Liverpool në sfidën e parë të fazës së grupeve të Champions League. Një takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 21:00.
Një duel interesat mes dy ekipeve të cilat do të kërkojnë fitoren për ta nisur këtë fazë të grupeve me këmbë të mbarë.
None found
Për këtë përballje në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri, Luciano Spalletti, i cili ka theksuar se nuk do të firmoste kurrsesi për barazimin, pasi do të bëjë maksimumin skuadra e tij për të siguruar fitoren.
“Jam shumë i emocionuar që jam në Champions League, në panairin e futbollit. Sytë e të gjithëve shkëlqejnë, atmosfera është gjithmonë e bukur, është një çmim për kampionatin e madh të bërë vitin e kaluar.
Ky është kompeticioni që të gjithë aspirojnë. Është një kompeticion ku një “top i vdekur” mund të marrë jetë dhe të vendosë një ndeshje, ky është ndryshimi midis asaj që shihni në kampionat dhe asaj që shihni në këtë kompeticion dhe çfarë dinë të bëjnë lojtarët e Champions”, ka deklaruar Spalletti.
Liverpool? “Ka dallime thelbësore me kampionatin, sepse ata kanë lojtarë të aftë për të nxjerrë lojëra të jashtëzakonshme, edhe kur ju duket se keni bërë gjithçka mirë. Por ne jemi një ekip që do ta bëjmë ‘Maradonën’ të dashurohet. Djemtë kanë një pasion të shfrenuar për futbollin dhe për këto ngjyra. Ata do të luajnë një ndeshje të shkëlqyer siç bënë me Lazion”. /h.ll/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…