sport

Për herë të parë në histori të Premier Ligës, gjyqtari kryesor do të mbajë një kamerë në kokë

Një gjyqtar i Ligës Premier do të mbajë një videokamerë në trup për herë të parë në histori të ligës në ndeshjen që do të luhet sot (e hënë) mes Crystal Palace dhe Manchester United.

Gjyqtari Jarred Gillett do të përdorë një paisje të montuar në kokë të quajtur ‘RefCam’ për të ofruar lojën nga pikëpamja e një gjyqtarit si dhe për qëllime edukuese lidhur me punën që kryejnë gjyqtarët.

Të lidhura

None found

Pamjet nuk do të transmetohen në kohë reale për shikuesit, por do të jenë në dispozicion më vonë gjatë këtij viti kur Liga Premier do të krijojë një program special.

Kërkesa që gjyqtarët të mbajnë një videokamerë për të reduktuar mospajtimet me lojtarët lidhur me vendimet që marrin ka qenë një temë e rregullt për diskutim për ligjvënësit e futbollit në vitet e fundit.

Në muajin shkurt, Federata e Futbollit nisi lansimin e një pilot-projekti – të parin të llojit të vetë në botë në ligat amatore, pasi iu dha leja nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Gjyqtari Rob Jones gjithashtu kishte mbajtur një videokamerë në gjoksin e tij në një miqësore gjatë parasezonit mes Chelseat dhe Brightonit në korrik.

Për më shumë paisja e montuar në kokë ‘RefCam’ ishte mbajtur edhe nga gjyqtari gjerman Daniel Schalger në barazimin 2-2 mes Eintracht Frankfurtit dhe Wolfsburgut.

“Teknologjia përfshin një pajisje të montuar në kokë, e cila është e integruar në sistemin e zakonshëm të komunikimit të gjyqtarëve”.

“Përdorimi i tij për qëllime edukative është miratuar nga IFAB, Liga Premier, PGMOL dhe të dy klubet. Ne dëshirojmë të falënderojmë Crystal Palace dhe Manchester United për mbështetjen e tyre me këtë projekt”, tha Liga Premier në një njoftim të ri.

të fundit

Në Bervenicë, pjesëmarrja në votime arrin në 13.82% deri në orën 11:00

Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme.  Sipas 100% të vendvotimeve…

57 seconds ago

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

5 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

10 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

11 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

11 minutes ago