sport

Ish-futbollisti anglez bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë që gjykon në Premier Ligë pas 15 vitesh

Vetëm tre ditë pasi Rebecca Welch u bë gjyqtarja e parë femër në ligën elitare angleze, drejtuesit e Ligës Premier kanë caktuar Sam Allison për të gjykuar në ndeshjen e sotme (e martë) mes Sheffield United dhe Luton.

Rebecca Welch drejtoi në ndeshjen mes Fulham dhe Burnley në fundjavë, duke u bërë gruaja e parë që gjykon një ndeshje në kampionatin më elitar të Evropës.

Të lidhura

None found

Drejtuesit e Ligës Premier kanë vendosur sot të bëjnë një tjetër lëvizje historike duke emëruar Sam Allison për të gjykuar duelin në Bramall Lane.

Allison do të bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë në 15 vjet dhe i dyti në histori që do të drejtojë një ndeshje të Ligës Premier.

Herën e fundit që një gjyqtar me ngjyrë ka gjykuar një ndeshje ishte në vitin 2008 dhe ishte Uriah Rennie, i cili tha lamtumirë në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Tottenhamit në atë kohë.

Gjyqtari 42-vjeçar, Allison u emërua në Champions, niveli i dytë i garave angleze, vetëm këtë sezon. Ai padyshim që e bëri punën e tij shumë mirë, kështu që sot mori shansin për të gjykuar në Ligën Premier.

nteresant është fakti se po flasim për një ish-futbollist. Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai ndryshoi shumë klube duke luajtur për Swindon Town, Bristol City, Bournemouth dhe Exeter. Pas kësaj iu përkushtua punës së gjyqtarit dhe njëkohësisht punonte si zjarrfikës.

Por, në vitin 2020 u bë gjyqtar profesionist pasi anglezët e përfshinë në League Tëo. Hap pas hapi arriti në Ligën Premier dhe sot do të debutojë. /Telegrafi/

të fundit

Parashikimi i motit 22 Nëntor 2026, rikthehen reshjet e shiut!

Dita e diel, 22 nëntor, pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë…

6 minutes ago

Parashikimet astrologjike për 22 nëntor 2026

Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…

21 minutes ago

New details from the suspicious death of the 38-year-old on the Skopje ring road – what was found on his body?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

1 hour ago

How much the price of electricity is expected to rise from January 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

1 hour ago

Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e 38-vjeçarit në unazën e Shkupit – çfarë u konstatua në trupin e tij?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

1 hour ago

Sa pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike nga janari 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

1 hour ago