sport

Pep Guardiola kërkon t’i ‘rrëmbejë’ Barcelonës yllin e së ardhmes

Barcelona janë të kënaqur nga shenjat e para që kanë marrë nga akademia, teksa duket se ata kanë zbuluar një perlë tjetër.

Bëhet fjal për Pau Cubarsi, qendërmbrojtësin 17-vjeçar i cili debutoi javën e kaluar me fanellën e ekipit të Barcelonës, kur u inkuadra në Kupën e Mbretit ndaj Unionistas, duke zënë vendin e Andreas Christensen.

Të lidhura

None found

Performanca e tij solide në atë ndeshje bëri që Xavi t’ia jap fanellën e titullarit edhe në ndeshjen e ligës në udhëtim ndaj Real Betisit.

Sipas Diario AS, Pep Guardiola e ka përcjellur progresin e Cubarsit tash e një kohëe. Tani nëse ai vendos t’i ‘rrëmbejë’ Barcelonës këtë lojtar, duke marrë parasysh se marrëdhëniet e tij me tifozët e klubit blaugran do të tensionoheshin, ajo është një tjetër çështje.

Tek Barcelona tashmë janë në dijeni të interesimit të Guardiolës dhe për këtë arsye e kanë rinovuar kontratën e tij dy herë brenda disa muajve. Joan Laporta nuk dëshiron që ai të largohet në drejtim të Ligës Premier, ashtu siç kishin vepruar Cesc Fabregas dhe Gerard Pique.

Cubarsi përshkruhet si një miks perfekt i Piques dhe Carles Puyol. Një mbrojtës që është agresiv dhe pëlqen këtë pjesë të lojës si Puyol, por edhe një lojtar i cili pëlqen të luajë me topin si Pique.

Teksa politika e transferimeve të Barcelonës mund të kritikohet, Laporta në përgjithësi ka bërë një punë të mirë me talentët e rinj gjatë viteve të fundit.

Pedri, Fati, Gavi, Araujo, Yamal, Balde, që të gjithë nënshkruan kontrata të reja pas rikthimit të tij, madje këta dy të fundit e bën këtë duke marrë parasysh interesimin e madh të Cityt. Blaugranasit do shpresojnë që edhe Cubarsi do të ndjekë këtë rrugë. /Telegrafi/

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago