Categories: sport

Pedri: Yamal është më i miri në botë, por duhet të shmangë krahasimet me Messin

Pedri i ka këshilluar Lamine Yamalit të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë ta shijojë futbollin, duke e paralajmëruar talentin e Barcelonës të mos e masë veten me Lionel Messin.

Të lidhura

None found

Mesfushori spanjoll nënvizoi se Yamal ka aftësinë të ndryshojë rrjedhën e ndeshjeve me driblimet, golat dhe asistimet e tij. Megjithatë, ai theksoi se 19-vjeçari duhet të fokusohet te përparimi personal, në vend që të përfshihet në krahasime me emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Sipas Pedrit, Yamal ka treguar vazhdimisht ambicien për të spikatur dhe për të bërë diferencën sa herë që topi është në zotërimin e tij. Këto cilësi, sipas tij, e kanë kthyer lojtarin në një figurë shumë të rëndësishme për Barcelonën.

“Që në fillim kam vënë re dëshirën e tij për të shkëlqyer dhe për të shijuar lojën. Mjafton ta shohësh kur merr topin për të kuptuar se sa shumë kënaqet duke dribluar, shënuar dhe asistuar. Ai ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e ekipit”, deklaroi Pedri.

Reprezentuesi i Spanjës shtoi se vendosja e Yamalit përballë Messit mund t’i shtojë një barrë të panevojshme, veçanërisht për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm të futbollistit argjentinas.

“Nuk duhet të krahasohet me askënd. Krahasimi me Lionel Messin e vështirëson gjithçka, pasi bëhet fjalë për lojtarin më të madh në historinë e futbollit”, u shpreh mesfushori i Barcelonës.

Pedri mendon se Yamal duhet të ketë kohën dhe hapësirën e duhur për t’u rritur në mënyrë të natyrshme, pa u ndikuar nga pritshmëritë e mëdha apo nga krahasimet me legjendat e këtij sporti.

“Më e rëndësishmja është të jetë i qetë. Gjërat do të vijnë vetë me kalimin e kohës. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ne duhet ta mbështesim që të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë ta shijojë futbollin”, përfundoi Pedri.

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

7 hours ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

7 hours ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

7 hours ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

7 hours ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

7 hours ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

7 hours ago