Ditën e djeshme Everton është ndeshur në shtëpi ndaj Crystal Palace, ku ishte një ndeshje fantastike.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të ekipit të drejtuar nga Patrick Vieira, dukë bërë që Everton të rrezikonte mbijetesën në Premier League.
None found
Por pjesa e dytë nisi ndryshe, ku në minutën e 54 Keane shënoi golin e parë për ekipin e Lampard. Në minutën e 75-të ishte Richarlison i cili barazoi shifrat duke ngjallur shpresën për një përmbysje të mundshme. Dhe sigurisht që ndodhi mrekullia, ku në minutën e 85-të, Calvert-Lewin shënoi golin e përmbysjes duke bërë që Evertoni i Lampard të siguronte mbijetesën në ligën më të rëndësishme angleze.
Në fërshëllimën e fundit, fusha u pushtua nga tifozët vendas duke festuar bashkë me lojtarët e Evertonit. Por një ngjarje aspak normale është filmuar rastësisht, ku një tifoz i Evertonit afrohet pranë Patrick Vieira duke i thënë diçka, por ish-legjenda franceze nuk ka duruar dot dhe i është kthyer tifozit duke e goditur./ h.ll/albeu.com
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…