Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori, që meriton statusin e miliarderit.
Sipas “Forbes”, ylli i Juventusit ka akumuluar 105 milionë dollarë, para taksave vitin e kaluar, duke shijuar vlerën totale të mbi 1 miliard dollarëve pasuri.
None found
Sulmuesi 35-vjeçar është shpallur “VIP” i katërt më fitimprurës në vitin 2020 nga revista në fjalë, pas legjendës së tenisit, Roger Federer, reperit Kanye West dhe Kylie Jenner.
Superstari i Barcelonës, Lionel Messi, për të cilin “Forbes” thotë se fitoi 104 milionë dollarë vitin e kaluar, mban vendin e pestë, ndërsa sulmuesi i PSG, Neymar, është i shtati me 95.5 milionë dollarë.
Pas ikonës së golfit, Tiger Woods, dhe ish-boksierit Floyd Mayweather, Ronaldo është vetëm sportisti i tretë, që ka grumbulluar një pasuri të tillë, i pari që e bën këtë në një sport ekipor.
Ndërkombëtari portugeze thuhet se ka fituar nga paga 650 milionë dollarë gjatë 17 viteve të tij si një profesionist, ndërsa pjesën tjetër nga aktivitete të tjera publicitare.
Ai ka qenë i lidhur me një marrëveshje fitimprurëse të “Nike” që nga viti 2016, ndërsa iu është bashkangjitur disa markave të tjera me emër të madh. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, gjithashtu, ka ndërtuar një perandori biznesi, me markën e tij të modës dhe stilit të jetës, zinxhirin e hoteleve dhe muzeun CR7 në qytetin e lindjes, Funchal të Madeira.
Partia Demokratike mblodhi pasditen e së mërkurës Kryesinë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha në fjalën e tij në nisje…
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e së mërkurën në Patisia të Athinës në Greqi, ku një shqiptar…
Policia ka reaguar pas incidentit, i cili ndodhi pak minuata më parë në ambientet e DVP Tiranë. Përmes një njofimi…
Brikena dhe Mateo janë një nga çiftet më të komentuar dhe më të ndjekur në rrjetet sociale, duke qenë shpesh…
Një situatë alarmante është regjistruar pasditën e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku thuhet se ka…
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të vetëm politik –…