sport

Pas kampionatit Tirana humbi dhe kupën, Shehi: Ta kthejmë dhimbjen në forcë

Tirana u mund në finalen e Kupës së Shqipërisë nga Egnatia me shifrat 0-1. Sikur të mos mjaftonte kampionati i humbur në fund, bardheblutë dolën duarbosh edhe në Kupë. Pas sfidës, trajneri i Tiranës, Orges Shehi nuk fshehu dot zhgënjimin.

Finale e vuajtur. Ajo situata e Ballshit na solli të përgjysmuar këtu, luajtëm 100 minuta me 10 lojtarë, edhe pa zëvëndësime. Skuadra meriton komplimentat, një sezon mes vështirësive ku ishim në garë për të dy trofetë dhe nuk fituam asnjë piëkrisht nga ajo ndeshje me Ballshin.

E ardhmja? Nuk është çështje leku, jam shumë i vrarë për të gjetur forca për ta nisur nga e para. Kjo është ajo që më shkatërron shumë. Nuk di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. I falenderoj djemtë, 100 minuta me 10 vetë, me njdeshje çdo 3 ditë. Nuk kemi patur as alternativa. Djemtë treguan se sakrifikojnë dhe japin më të mirën e tyre. Jemi krenarë për atë që kemi bërë por cikli është për të gjithë. Siç jam unë i dërrmuar, janë edhe lojtarët. Sezoni i ri vjen shpejt, pas një jave por duhet shumë për të gjetur forcën për t’u rikthyer.

Kemi dalë kampion, aventurë e mbyllur nuk mund ta them tani. Edhe sot falenderoj ato tifozë që ishin këtu, edhe ato që e panë nga shtëpia. Dhimbje e madhe dhe duhet një forcë e madhe për të rifilluar duke ditur gjendjen e lojtarëve dhe dënimet” – tha ai.

të fundit

Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot, 22 gusht 2025

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tone, ku në zonat veriore dhe…

5 minutes ago

Horoskopi 22 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot mund të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…

8 hours ago

Adelina Ismaili reagon ashpër: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën?

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur indinjatën e…

8 hours ago

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir…

8 hours ago

Zjarr i “fuqishëm” në Dukat, rrezikon banesat aty pranë

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata…

8 hours ago

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i…

9 hours ago