Kylian Mbappe, ka reaguar pas humbjes së Francës në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt, duke pranuar se skuadra zhvilloi një pjesë të parë shumë të dobët.
Sulmuesi francez foli edhe për trajnerin Didier Deschamps, objektivat e ekipit dhe garën për “Këpucën e Artë”, ku përmendi edhe Lionel Messin.
None found
Mbappe e cilësoi pjesën e parë si zhgënjyese, duke pranuar se Franca ishte e bllokuar në lojë dhe nuk reagoi siç pritej.
“Në pjesën e parë ishim plotësisht të shtangur. E kuptoj që shumë njerëz mund të mendojnë se nuk e respektuam fanellën, por nuk ishte kështu. Në pjesën e dytë treguam nivelin tonë të vërtetë, luajtëm siç dimë dhe fituam atë pjesë të ndeshjes. Nuk duhet të shohim pas, por të ecim përpara së bashku drejt një cikli të ri me Francën”, u shpreh ai.
Sulmuesi francez foli edhe për Didier Deschamps, duke vlerësuar punën e trajnerit pavarësisht rezultatit.
“Na vjen keq që nuk arritëm të fitonim për të. Donim ta mbyllnim ndryshe, por kjo ndeshje nuk ndryshon atë që ai ka bërë për Francën. Ai mbetet një legjendë”, tha Mbappe.
Në fund, 26-vjeçari u ndal edhe te gara për “Këpucën e Artë”, duke pranuar se rekordet personale nuk kanë të njëjtën vlerë kur skuadra nuk arrin objektivin.
“Messi ka shumë mundësi të shënojë në finale. Unë do të kisha preferuar të mos isha golashënuesi më i mirë dhe të luaja finalen. Rekordet janë të rëndësishme, por sot nuk janë gjëja e parë që kam në mendje“, përfundoi Mbappe.
Messi mbetet ende në garë për “Këpucën e Artë”. Për ta fituar çmimin, ai duhet të shënojë të paktën dy gola dhe të japë një asist në finalen ndaj Spanjës. Nëse nuk e arrin këtë, Mbappe do të bëhet lojtari i parë që e fiton këtë trofe në dy Kupa Bote radhazi.
René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…
Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…