Franca hyri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 me peshën e favoritës absolute, e bindur se do të mposhtte Spanjën dhe do të vazhdonte rrugën drejt trofeut. Megjithatë, realiteti në fushë rezultoi krejtësisht i ndryshëm për “Gjelat”, që u dorëzuan pa shumë rezistencë.
None found
Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps pësoi një disfatë të pastër 0-2 nga iberikët, duke u shfaqur totalisht e zbehtë dhe pa ide gjatë gjithë 90 minutave. Pas ndeshjes, ylli i ekipit, Kylian Mbappe, foli hapur për dështimin që la të tronditur gjithë kombin francez.
“Performanca jonë ishte larg asaj që kishim parashikuar. Synimi ishte të ushtronim një presion të lartë për t’ua mohuar kontrollin e lojës, por taktika dështoi plotësisht. Në mesfushë përballemi vazhdimisht me epërsi numerike të kundërshtarit, në situata 3 kundër 2, dhe përballë Spanjës kjo u shndërrua në një hendikep të madh,” shpjegoi sulmuesi francez.
Ai shtoi më tej se synimi për të arritur në finale ishte një ëndërr e përbashkët. “Zhgënjimi është kolosal, por tani na duhet të rimarrim veten. Do të shkëputemi për pushime dhe më pas do të nisim një cikël të ri,” deklaroi Mbappe, duke sinjalizuar fundin e një epoke për këtë gjeneratë futbollistësh.
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se, Kosova "blindohet" në prag të vendimit të Hagës. Sipas një njoftimi sqarues,…
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se, Kosova "blindohet" në prag të vendimit të Hagës. Sipas një njoftimi sqarues,…
Kosova e ka Qeverinë e re, por jo edhe fundin e krizës politike. Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër me 62…
Kosova e ka Qeverinë e re, por jo edhe fundin e krizës politike. Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër me 62…
Deputeti i AfD-së, Tobias Teich i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka…
Organi përgjegjës për gjyqtarët "Pro Ref" ka konfirmuar se pati një “gabim në gjykim” gjatë procesit të VAR-it, i cili…