sport

Pas depresionit të rëndë, ylli i Sllovenisë po buzëqesh më në fund dhe Euro 2024 duket si drita në fund të tunelit

Nëse historia e Josip Ilicicit nuk do të ishte realitet, do të tregohej si një përrallë dhe nga pak do të besohej. Për katër vjet ai u sfidua nga e keqja – në rastin e tij ishte depresioni. Por këtë javë u bë e qartë se ai ka fituar.

Së pari, Ilicic përfshihet krejtësisht papritur në skuadrën e përkohshme të Sllovenisë për EURO 2024. Pastaj të martën në mbrëmje ai shënoi kundër Armenisë në ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare në tre vitet e fundit. “Il Professore”, siç e quanin dikur fansat e Atalantës, është rikthyer. Më në fund.

Të lidhura

None found

Periudha e gjatë e vuajtjes së Ilicicit fillon me krizën e Coronavirusit. Kur virusi u përhap në fillim të vitit 2020, ai ishte në kulmin e karrierës së tij. Katër golat e tij në fitoren 4-3 të Atalantës në Valencia në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve mbahen mend me dashuri. Ishte 10 mars 2020.

Pas kësaj loje asgjë nuk do të ishte më njëjtë. Bergamo konsiderohet epiqendra e epidemisë. I izoluar nga familja e tij në Slloveni, Ilicic pa mjetet transporti ushtarake që transportonin trupa jashtë qytetit, gjë që i hapi plagë të vjetra. Ato nga fëmijëria e tij, kur ai dhe familja e tij u larguan nga Bosnja në Slloveni gjatë luftës në Jugosllavi dhe humbi babanë e tij në këtë luftë.

Ilicic bie në depresion. Kur kufijtë u rihapën për herë të parë në verën e vitit 2020, ai shkoi drejt e në vendlindje për trajtim të shëndetit mendor. Shkoi mirë dhe ai vendosi të rifillojë në vjeshtë. Dukej mirë. Por ky ishte vetëm perceptimi i jashtëm. Ai ka humbur interesin për futboll. Një vit më vonë, demonët e tij të brendshëm kthehen.

Jeta e Ilicicit errësohet sërish dhe ai zhduket nga skena dhe fusha. Këtë herë duket përfundimtare. Ai kthehet në atdheun e tij në Slloveni. Ai pushon së qeni futbollist, humbet formën, dorëzohet mendërisht. Ai përfundon kontratën me Atalantën me pëlqim të dyanshëm.

Vetëm atëherë Ilicic do të kthehet ngadalë, hap pas hapi. Në vjeshtën e vitit 2022, klubi i tij i fëmijërisë Maribor do t’i ofrojë atij mundësinë për të filluar sërish të luajë futboll.

Ai firmos, por nuk dëshironte të nxitohej për asgjë. Në fund të sezonit, ai filloi të luajë rregullisht. Dhe ai ishte aq bindës me 8 gola dhe 11 asistime, sa përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjaz Kek, ka gjasa ta marr në Kampionatin Evropian.

Ilicic gjithmonë ka ëndërruar për një turne të madh me Slloveninë. Tani kjo duket se po bëhet e vërtetë në fund të fundit. Ashtu si në një përrallë, ku e keqja zhduket gjithmonë në fund të tregimit dhe e mira fiton. /Telegrafi/

Tags: josip ilicic

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago