Dje Lukaku ka folur pa dorashka ku ka shprehur pakënaqësitë e tij me klubin e Chelsea-it.
Lukaku nuk është i kënaqur me punën që po bën Tuchel dhe ai fajëson atë për faktin që belgu nuk po shpërthen dot në fushën e lojës. “Big Rom” madje është shprehur se është penduar që është larguar nga Inter dhe se do të dëshironte të rikthehej te zikaltërit.
None found
Nuk është e pamundur por përsëri janë disa faktorë që mund të ndikojnë.
Lukaku momentalisht mund të transferohet përsëri tek Inter vetëm me formulën e huazimit. Nga Anglia përflitet se Chelsea është e gatshëm ta huazojë tek Inter dhe jo te ndonjë ekip tjetër anglez, pasi kështu do të fuqizonte rivalët.
Inter do të ishte i kënaqur me huazimin e tij pasi kështu do të fuqizonte ekipin ku sidomos përballë do të kenë Liverpoolin në Champions League. Huazimi do të zgjaste gjashtë muaj, kështu Inter do të përforcohej më shumë, duke patur një lojtar më shumë të aftë për të bërë ndryshimin në fushën e lojës.
Problem qëndron paga e lojtarit, pasi Lukaku përfiton 12 milion euro, por nuk është çudi që ai të pranojë ulje ose të bëhët një marrëveshje ku Inter të paguajë një pjesë të vogël të rrogës së tij.
Një tjetër enigmë është reagimi në dhomën e zhveshjes te zikaltërit. Nuk dihet se si mund ta presin këtë rikthim një pjesë e grupit të lojtarëve pasi ata ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe largimi i Lukakut në gusht ishte i befasishëm duke i shtangur të gjithë.
Por nëse Lukaku dëshiron me patjetër të rikthehet tek Inter, atëherë ai duhet të presë të paktën deri në fund të vitit./ h.ll/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…