Categories: sport

Pas 53 vitesh, Sunderlandi rikthehet në Evropë me fitore, Xhaka udhëheq skuadrën si kapiten

“Stadium of Light” përjetoi një mbrëmje të veçantë të mërkurën, teksa Sunderlandi festoi rikthimin në arenën evropiane pas 53 vitesh mungesë.

Të lidhura

None found

Skuadra angleze u paraqit në një kompeticion evropian për herë të parë që nga viti 1973 dhe e shënoi këtë rikthim historik me një rezultat pozitiv.

Në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Ligën e Evropës, Sunderlandi triumfoi 1-0 ndaj AZ Alkmaarit. Me Granit Xhakën në rolin e kapitenit, vendasit zhvilluan një lojë të organizuar dhe nuk lejuan që kundërshtari holandez të gjente rrugën drejt golit.

Vendimi i takimit u mor në minutën e 66-të, kur Enzo Le Fee ekzekutoi penalltinë. Mesfushori u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe goditja e tij ndezi festën në stadium.

Një rol të rëndësishëm në këtë mbrëmje pati edhe Granit Xhaka, i cili mbajti shiritin e kapitenit dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Mesfushori me prejardhje shqiptare ofroi qetësi dhe siguri në mesfushë, duke ndihmuar ekipin të administronte epërsinë gjatë pjesës së dytë. Paraqitja e tij ishte ndër më të spikaturat te Sunderlandi.

Falë kësaj fitoreje, aventura e Sunderlandit në Ligën e Evropës nisi në mënyrën më të mirë. Pas një pritjeje 53-vjeçare, rikthimi i klubit në Evropë u shoqërua me një mbrëmje festive dhe një rezultat që ushqen shpresat për një rrugëtim të gjatë.

të fundit

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

5 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

5 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

5 hours ago

Anjeza sqaron historinë me Sharrin: “Polici ekziston

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…

5 hours ago

Akili sqaron këngën: Antoneta ishte burimi i frymëzimit të tij

Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…

5 hours ago

Akili dhe Bejta sjellin në studion e BBVK performancën e këngës “Për ty pyeta hanën

Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…

5 hours ago