Categories: sport

Sunderlandi konfirmon mungesën afatgjatë të kapitenit Granit Xhaka

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të konsiderueshme kohore.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Regis Le Bris, i cili nuk ka ofruar detaje shtesë dhe as nuk ka treguar se kur pritet rikthimi i mesfushorit.

Të lidhura

None found

Xhaka u dëmtua në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Chelseat, duke u larguar nga loja që në minutën e katërt. Për shkak të këtij dëmtimi muskulor, ai nuk ishte i disponueshëm për Zvicrën në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“Nga të gjitha dëmtimet që kemi, Graniti është ndoshta problemi më afatgjatë, por duhet të presim dhe të shohim. Pra, nuk kemi një datë të saktë dhe për këtë arsye na duhet më shumë kohë”, u shpreh Le Bris.

Duke u bazuar në fjalët e trajnerit të Sunderlandit, Xhaka nuk pritet të jetë gati për lojë deri afër fundit të muajit të ardhshëm.

34-vjeçari ka regjistruar 14 paraqitje në të gjitha garat për Sunderlandin gjatë këtij sezoni, si dhe ka dhënë një asistim.

të fundit

Projektbuxheti 2027 miratohet në lexim të parë, Qeveria tregon prioritetet dhe përfitimet për qytetarët

Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmë në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh. Pas…

3 minutes ago

Ibrahimoviq: Kontakte me FFK, por ende pa vendim për të ardhmen

Sulmuesi Arijon Ibrahimoviq ka pranuar kontaktet me Federatën e Futbollit të Kosovës, por ka thënë se ende nuk ka marrë…

10 minutes ago

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë mohon presionin dhe ndikimin politik në rastin e Arlinda Zekajt

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktari, ka mohuar se ka ushtruar presion ndaj Arlinda Zekajt për…

13 minutes ago

LSDM: Mungojnë 51 milionë euro në fondin e dytë pensional

Deri më 31 tetori, qeveria e Mickoskit nuk kishte transferuar 51 milionë euro nga kontributet e pensioneve të qytetarëve në…

13 minutes ago

16 million euros worth of assets confiscated in Vlora, obtained with forged documents

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro…

20 minutes ago

Rama gathers ministers and county political leaders at the Prime Minister’s Office, with focus on May 9, 2027 local elections

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme, në orën 08:00, një takim në ambientet e Kryeministrisë me ministrat dhe…

20 minutes ago