Categories: sport

Partizani përballë një kalendari të vështirë, Karoglan dhe skuadra rrezikojnë më të keqen

Pas 9 javësh në Superiore, Partizani ndodhet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë. Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, pasi në katër ditët e ardhshme nis një seri përballjesh tepër të vështira për “Demat e Kuq”.

Testi i parë do të jetë ndaj Teutës, në transfertën e “Niko Dovanës”, ku i pret skuadra që kryeson kampionatin. Pas këtij takimi, ekipi i drejtuar nga Karoglan do të luajë përsëri jashtë fushe, këtë herë përballë Laçit, një kundërshtar i fortë dhe veçanërisht i vështirë në shtëpi.

Të lidhura

None found

Më 22 nëntor, Partizani do të presë Vllazninë. Kuqeblutë janë një rival me peshë dhe do të zbresin në fushë në kërkim të pikëve.

Në ditët e fundit të nëntorit është programuar derbi i kryeqytetit kundër Dinamos së Ilir Dajës. Dinamovitët kanë objektiva të mëdha dhe një synim të përcaktuar qartë. Menjëherë pas kësaj, në fillim të dhjetorit, Partizani do të përballet me kampionët e Egnatias.

Seria e sfidave të vështira do të përfundojë më 6 dhjetor, me derbin e madh të kryeqytetit kundër Tiranës. Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë “Demat e Kuq”, duke nisur nga dueli me Teutën. Nëse skuadra nuk arrin të ndryshojë situatën, qëndrimi i Partizanit në Superiore mund të vihet seriozisht në rrezik.

të fundit

Hoti: Kanë nisur inspektimet në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për…

2 minutes ago

Volkswagen përballet me humbje prej 5.8 miliardë eurosh

Prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, Volkswagen, bëri të ditur se kishte regjistruar një humbje prej 5.8 miliardë…

3 minutes ago

Ekranet e veturave moderne mund të paraqesin rrezik më të madh se alkooli gjatë ngasjes

Ekranet me prekje në veturat moderne mund të përbëjnë rrezik serioz për sigurinë në trafik, pasi i shpërqendrojnë shoferët dhe…

4 minutes ago

VIDEO/ Berisha shpërthen ndaj deputetëve socialistë: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë, Peleshi i heq fjalën

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Kuvendi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të mazhorancës.…

5 minutes ago

Goditje për Kosovën, Dion Kacuri humbet dy sfidat e nëntorit në Ligën e Kombeve

Dion Kacuri do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës, pasi…

5 minutes ago

Regjistrimet audio zbardhin komunikimet para përplasjes tragjike të trenave në Spanjë

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Spanjë.…

6 minutes ago