Categories: sport

Partizani kërkon ringritjen, dy sfida vendimtare për të dalë nga kriza

Partizani ndodhet në një moment shumë të vështirë të sezonit, teksa situata po ngjan me atë të edicionit të kaluar, kur skuadra u përfshi nga një seri rezultatesh negative. Pas 7 javësh kampionat, të kuqtë renditen në vendin e fundit me vetëm 4 pikë, një bilanc që tregon qartë krizën e thellë të ekipit.

Të lidhura

None found

Rikthimi te rezultatet pozitive duhet të nisë menjëherë, ndërsa kalendari u ofron dy mundësi konkrete. Partizani do të presë Skënderbeun në shtëpi dhe më pas do të udhëtojë për t’u përballur me Elbasanin. Për trajnerin Mislav Karoglan, këto dy ndeshje janë shansi për të lënë pas debutimin zhgënjyes, të humbur 4-1 ndaj Vorës.

Elbasani, që aktualisht mban vendin e 6-të, është vetëm 3 pikë larg, çka u jep “Demave të Kuq” arsye për të ruajtur besimin se situata mund të përmbyset. Megjithatë, reagimi është i domosdoshëm, pasi një tjetër rezultat negativ, veçanërisht humbja e 5-të radhazi, do ta vinte seriozisht në rrezik edhe objektivin e qëndrimit në Superiore.

të fundit

Ndërprerje të përkohshme trafiku njofton Policia e Kosovës gjatë vizitës së presidentit malazez

Policia e Kosovës njofton se gjatë vizitës së Jakov Milatoviqit, më 19 tetor, mund të ketë bllokime të shkurtra të…

11 seconds ago

Kërcënim me bombë në institucionet shtetërore/ Policia njoftim zyrtar: Emaili u dërgua nga Arabia Saudite

Këtë të hënë, Policia e Shtetit, ka informuar se është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa adresa…

14 minutes ago

Apeli i Kosovës regjistroi 3,527 lëndë të reja dhe zgjidhi 2,084 gjatë shtatorit

Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 3,527 lëndë të reja gjatë muajit shtator, ndërsa ka zgjidhur 2,084 lëndë, sipas…

20 minutes ago

Çitaku: Vendimi i Speciales duhet të korrigjohet përmes Apelit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…

20 minutes ago

Mirlind Daku përfshihet në 11-shen më të mirë të javës në Rusi

Ylli shqiptar Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Rusisë.Gjilanasi që prej…

29 minutes ago

Zeka: Samiti i Ballkanit në Prishtinë forcon bashkëpunimin dhe hap rrugë për investime

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson se samiti mundëson shkëmbimin e informatave mes bizneseve, institucioneve financiare dhe…

32 minutes ago