Categories: sport

Partizani kërkon reagim ndaj Elbasanit, Karoglan: Duhet të përballemi me realitetin dhe të rikthejmë grintën

Starti i Mislav Karoglan në stolin e Partizanit ka qenë i vështirë. Trajneri kroat ka regjistruar dy humbje në dy ndeshjet e para me skuadrën kryeqytetase, ndërsa të kuqtë kanë pësuar gjashtë gola.

Problemet në prapavijë vijojnë të jenë shqetësimi kryesor i “Demave të Kuq”, edhe pas ndryshimit në drejtimin teknik. Në javën e 9-të të Abissnet Superiores, 17 herë kampionët e Shqipërisë do të luajnë nesër në transfertë ndaj Elbasanit.

Të lidhura

None found

A ndiheni nën presion pas disfatës me Skënderbeun?

Presioni është i pranishëm në një klub ku pritshmëritë janë të mëdha. Kam biseduar edhe me lojtarët dhe duhet të pranojmë situatën në të cilën ndodhemi.

Prioriteti ynë është të vendosim ekuilibër në mbrojtje, sepse kemi pësuar shumë gola dhe kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në pozicionin tonë në renditje. Kemi nevojë për shumë punë, megjithëse nuk po arrijmë të zhvillojmë një cikël normal stërvitor, pasi ndeshjet luhen çdo 3–4 ditë. Duhet të vazhdojmë përpjekjet dhe të përmirësohemi.

A keni përcaktuar se çfarë duhet ndryshuar?

E kemi analizuar në mënyrë të detajuar situatën. Si trajner, nuk dua të kërkoj justifikime. Shtatë futbollistë, pra pothuajse gjysma e ekipit, janë të dëmtuar. Megjithatë, në 25 minutat e para kundër Skënderbeut treguam një nivel shumë të mirë loje.

Më pas nuk arritëm ta ruanim atë ritëm dhe kjo ishte pjesa që më zhgënjeu pas përfundimit të ndeshjes. Ajo paraqitje e mirë është aspekti pozitiv, ndërsa për mangësitë duhet të punojmë. Në këtë moment, gjendja psikologjike ka një rëndësi të veçantë për situatën ku ndodhemi.

Çfarë prisni nga ndeshja me Elbasanin?

Pres një kundërshtar agresiv. Duhet të jemi të përgatitur dhe t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur. Partizani nuk mund të paraqitet si një skuadër e brishtë. Duhet të zbatojmë planin tonë dhe të jemi gati për përballjen.

Kur do të shihni Partizanin që dëshironi?

Deri tani nuk kam pasur mundësi ta shoh ekipin në nivelin që kërkoj. Jam i bindur se pas ndërprerjes së kampionatit për impenjimet e ekipeve kombëtare do të kemi një skuadër tjetër. Këtë mund t’jua premtoj.

Për momentin, ndeshja me Elbasanin është më e rëndësishmja dhe përbën objektivin tonë kryesor. U kam thënë lojtarëve se nuk jam trajner që kapet nga paniku.

As klubi nuk duhet të përfshihet nga paniku. Tani duhet të rikthejmë grintën, krenarinë dhe të luajmë për këto ngjyra në nivelin që kërkohet. Nuk kemi arsye të kemi frikë nga asgjë.

të fundit

Identifikohet personi që humbi jetën në vendin e punës në Istog

Një person ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut, në rrethana që dyshohet se…

1 minute ago

Jeton Sylaj para gjykatës në Pejë, Prokuroria kërkon paraburgim për shkelje të urdhrit gjyqësor

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekaj, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Pejë, në seancën për shqyrtimin…

2 minutes ago

Chevrolet kërkon më shumë performancë për Corvette C9, pa e larguar nga çmimet e arritshme

Chevrolet dëshiron që gjenerata e ardhshme e Corvette të ofrojë performancë më të lartë se modeli aktual, pa u shndërruar…

5 minutes ago

Audi planifikon prodhimin e Q7, Q8 dhe Q9 në fabrikën e re amerikane

Audi po përgatitet të prodhojë SUV-të e saj më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, përmes një fabrike të re…

5 minutes ago

Manchester United konfirmon Carrickun për ndeshjen ndaj Chelseat

Manchester United ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Michael Carrickut, të paktën për ndeshjen e ardhshme ndaj Chelseat.Humbja…

11 minutes ago

“Rama jep dorëheqjen”/ 15 ditë revoltë kundër qeverisë, studentët mbërrijnë para Ministrisë së Arsimit

Studentët kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke vijuar marshimin me thirrjet…

17 minutes ago