Categories: sport

Karoglan beson te reagimi i Partizanit: E dimë çfarë duhet të bëjmë, ndeshjen tjetër e fitojmë

Partizani nuk arriti të rikuperohej pas humbjes në derbi ndaj Vorës. Në javën e 7-të të kampionatit, “Demat e Kuq” pësuan një disfatë të thellë 1-4, ndërsa debutimi i trajnerit Mislav Karoglan në stolin e kryeqytetasve u shoqërua me humbje.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të takimit, Karoglan deklaroi se skuadra e nisi mirë ndeshjen, por u ndëshkua fillimisht nga një eurogol i Vorës. Sipas tij, goli i dytë erdhi pas tranzicionit të parë të kundërshtarit dhe një harkimi në zonë, ndaj ekipi duhet të tregojë më shumë stabilitet.

Trajneri kroat theksoi se nuk ishte normale që çdo aksion i Vorës të përfundonte me gol. Ai shtoi se ka vetëm pak ditë në drejtimin e skuadrës, por tashmë e ka të qartë cilëve lojtarë do t’u besojë dhe u shpreh i bindur se Partizani do ta fitojë ndeshjen e ardhshme.

Karoglan bëri të ditur se që prej mbërritjes së tij ka punuar në të dyja fazat e lojës dhe ka kryer edhe një analizë në aspektin disiplinor. Ai ka konstatuar se ekipi ka pësuar shumë gola dhe ka synuar të përmirësojë prapavijën. Sipas tij, Partizani pati gjithashtu kontrollin e topit, ndërsa Vora nuk krijoi asnjë mundësi.

Në pjesën e dytë, Vora shënoi edhe pas një penalltie. Për trajnerin e Partizanit, situata të tilla kërkojnë mbrojtje më të mirë dhe shmangie të gabimeve të përsëritura. Ai pranoi se skuadra duhet të marrë përgjegjësinë, ta analizojë humbjen dhe të reagojë në sfidën e radhës.

“Është një aventurë e re për mua”, u shpreh Karoglan, duke shtuar se në çdo klub ku ka punuar ka luftuar për Europën dhe e di se çfarë duhet të bëjë. Ai përmendi edhe dëmtimet e Aliut dhe Skukës, ndërsa nënvizoi se në këtë moment ekipi duhet t’u mbijetojë vështirësive, të marrë rezultate të mira në ndeshjen e ardhshme dhe të mbrohet me personalitet.

të fundit

Kurti i kërkon udhëheqjes së re serbe të pranojë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

1 minute ago

Safe City” shtrihet edhe në Bllacë; nga gjobat priten rreth 10 milionë euro në vit

Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…

2 minutes ago

Asllani i bashkohet Kosovës në formë të mirë para ndeshjeve me Izraelin dhe Irlandën

Fisnik Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në një moment shumë të mirë të formës - me shpresën që…

2 minutes ago

McAllister raises concerns about Albania in the European Parliament: A technical government could boost confidence in free elections

Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu…

4 minutes ago

Without state aid after losing his mother to cancer, 17-year-old fined after protest receives more than 120,000 euros in support

Një fushatë bamirësie e hapur në Angli për të ndihmuar 17-vjeçarin Erind Goçlari dhe familjen e tij ka mbledhur mbi…

4 minutes ago

Security flaw in Claude Code exposes more than 100,000 files online, including passwords and private data

Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që mbi 100…

4 minutes ago