sport

Partizani fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

Partizani ka arritur të fitojë kundër Teutës duke përmbysur rezultatin për të triunfuar me shifrat 2-1, një sfidë që i kishte të gjitha. Një fitore kjo që te demat rikthen qetësinë duke marrë kështu edhe 3 pikëshin e dytë në këtë kampionat.

Teuta ka arritur të kalojë e para në avantazh kundër Partizanit. Në minutën e 26 është shënuar edhe goli i parë i kësaj sfide me Gorgiev që ndëshkon të kuqtë, me një diagonale të bukur me të majtën. U  pritet konfirmimi nga VAR për pozicionin e sulmuesit në rastin e golit, dhe u quajt i rregullt.

Në minutën e 36 Partizani kishtë mundësinë për të barazuar rezultatin, Junior i cili merr një top të bukur dhe pason me thembër për Malën, por goditja e këtij të fundit shkon ngjitur me portën e Teutës. Rast i mirë për të kuqtë.

Fillimi i pjesës së dytë foli në favor të Teutës e cila kërkonte golin e sigurisë por pa mundur të gjente golin e shumë dëshiruar.

Edhe Partizani nga ana tjëtër shkoi pranë golin disa herë por u mungonte finalizimi, duke mos arritur të konkretizonin rastet e krijuara.

Në minutën e 63-të demat pretenduan për penallti por gjyqtari kryesor dhe VAR nuk ndanin të njëjtim mendim si të kuqtë. Një krosim në zonë prek dorën e Hektori Idrizajt, por më parë, ishte rënë në këmbë dhe për arbitrin nuk është penallti.

Cara kërcënonte vazhdimisht portën e mbrojtur nga portieri Qirko, por i mungonte cinizmi.

Në minutën e 86-të tensioni në fushë, Albano Aleksi dhe Albion Marku ndëshkohen me karton të kuq pas një përplasjeje.

Ndërsa Partizani do arrinte të barazonte shifrat me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Junior në minutën e 90.

Ndodh e pabesueshmja në “Elbasan Arena”, teksa Partizani arriti të shënonte edhe golin e fitores me ana të Cara në minutën e 96.

Mbyllet kështu kjo sfidë me Partizanin që arrin të mposhtë Teutën. Me këtë fitore partizani arrin në kuotën e 12 pikëve duke u ngjitur në vendin e 5-të, ndërsa durrsakët ngelen në kuotën e 13 pikëve./h.ll/albeu.com

 

të fundit

OKB dënon s*lmin në Doha: Shkelje flagrante mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se përbën “shkelje…

16 minutes ago

Albin Kurti “sulmon” kushtetuesen, reagon Ambasada Gjermane

Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka reaguar publikisht pas kritikave që Kryeministri Albin Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, i…

33 minutes ago

Shqipëri-Letoni, “avullojnë” të gjitha biletat

Janë shitur të gjitha biletat e vendosura në dispozicion për ndeshjen Shqipëri-Letoni, në stadiumin “Air Albania”. Njoftimi është dhënë nga…

46 minutes ago

Ndeshja kaotike Izrael-Itali ndez polemika, lojtarët izraelitë akuzojnë: Na kanë fyer gjatë gjithë takimit

Një ditë pas ndeshjes kaotike dhe të tensionuar të së hënës në mbrëmje në Hungari mes Izraelit dhe Italisë, atmosfera…

54 minutes ago

E mërkura sjellë surpriza! Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare,…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Fier/ Automjeti përplas një 4-vjeçar, shoqërohet në komisariat drejtuesi i automjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin I. K.,…

1 hour ago