sport

Parma rikthehet në Serie A

Klubi kult i futbollit italian, Parma u rikthye në Serie A pas një mungese tre vjeçare, falë një sezoni pozitiv dhe një barazimi të mbrëmjes së mërkurë që konfirmoi rikthimin e tyre në kampionatin elitar.

Parma, gjigandi i njohur me epokën e lavdishme të së cilës u rritëm të gjithë, kaloi tre vjet në kategorinë e dytë të futbollit italian dhe tani ata janë rikthyer në elitë dy raunde para fundit të sezonit në Serie B.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Fabio Pecchia fitoi një pikë në udhëtim te Bari (1-1) dhe kjo mjaftoi për të siguruar ngjitjen direkte, pavarësisht nëse do të përfundoi i pari apo i dyti në tabelën, e cila është ende e hapur.

Parma përfitoi nga pengesa e Venezias, e cila u mposht nga Catanzaro dhe falë një pike u rikthye në Serie A. Golin e vetëm për Parmën në këtë ndeshje, që vlen të vendoset në rangun elitar, e shënoi Ange-Yoan Bonny në minutën e 51-të për 0-1, por në fund, Bari arriti të barazojë rezultatin.

Aktualisht në vendin e dytë në Serie B është Como, një klub i vogël nga liqeni me të njëjtin emër, por me një histori të madhe pas tij dhe një projekt të drejtuar nga legjenda të futbollit si Cesc Fabregas, Thierry Henry dhe Dennis Wise.

Në fund të shekullit të kaluar, Parma regjistroi ditët më të lavdishme në historinë e saj duke fituar trofe në Evropë dhe është klubi i katërt më i suksesshëm italian në garat ndërkombëtare (pas Milanit, Interit dhe Juventusit) me tre trofe.

Përveç brezave ikonë të futbollistëve italianë, Parma është e njohur për fitimin e dy trofeve të Kupës UEFA dhe një në Kupën e Fituesve të Kupave.

Mjafton të rendisim vetëm disa futbollistë që Parma i dha futbollit botëror dhe do të jetë e qartë pse ‘romantikët’ e futbollit i duan kaq shumë.

Gianluigi Buffon, Dino Baggio, Faustino Asprilla, Antonio Benarrivo, Tomas Brolin, Fabio Cannavaro, Enrico Chiesa, Carlo Ancelotti, Hernan Crespo, Nestor Sensini, Hristo Stoickov, Lilian Thuram, Juan Sebastian Veron, Gianfranco Di Chiesa, Mario Stanic, Adriano, Abel Balbo, Alberto Gilardino dhe shumë të tjerë kanë luajtur me fanellën e Parmës në dekadat pas nesh. /Telegrafi/

Tags: Parmaserie a

të fundit

Kontestet për aneksin rrezikojnë mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë

Teksa Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po afron dhe trysnia mbi përgjegjësit për t’i kryer të gjitha përgatitjet në kohë po…

38 seconds ago

Pacolli: Institucionet përgjegjëse për mbeturinat në Prishtinë janë gjobitur

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se institucionet përgjegjëse për situatën me mbeturinat në Prishtinë janë…

1 minute ago

Nesër në Gjykatën e Tiranës, masa e sigurisë për 63 të arrestuar gjatë protestave studentore

63 personat e arrestuar gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të protestave në Tiranë, do të dalin nesër para…

9 minutes ago

Policia konfirmon pezullimin e tre zyrtarëve të dyshuar për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka konfirmuar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, të dyshuar për ngacmim…

12 minutes ago

Kostadinov: Shpallja e fajësisë para shqyrtimit të provave dëmton drejtësinë dhe besimin te institucionet

Ish-kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, ka reaguar në Facebook lidhur me kallëzimin penal të ngritur kundër tij dhe…

17 minutes ago

Albania must have a government that respects its citizens to join the EU” / MEP Anna Strolenberg: Edi Rama is the cause of all this unrest

Eurodeputetja gjermane Anna Strolenberg ka reaguar ashpër për protestat studentore në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e…

22 minutes ago