Categories: sport

Paratici i jep fund spekullimeve për të ardhmen e Ronaldos

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratrici u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e yllit portugez Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për “Sky Itali” të hënën, Paratrici ka konfirmuar se Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit edhe pas përfundimit të këtij edicioni.

Ditët e fundit është raportuar për një largim të mundshëm të Ronaldos nga Juventusi, ekip me të cilin ka kontratë deri vitin e ardhshëm pas eliminimit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

“Po flasim për një lojtar që ka shënuar 41 gola në 38 ndeshje në vitin 2020 për Juventusin dhe këtë sezon është golashënuesi më i mirë në Serie A. Ai ka fituar tituj me Juventusin dhe ne jemi të privilegjuar që e kemi në ekip. Kështu që, pa asnjë pikë dyshimi mund të konfirmoj se ai do të jetë pjesë e Juventusit edhe në të ardhmen”, ka thënë Paratrici.

Ronaldo ka shënuar 30 gola në 33 paraqitje këtë sezon për Juventusin në të gjitha garat.

të fundit

Berat Gjimshiti: Kemi shanse për në Kupën e Botës, të gjithë çunat të jenë gati në mars

Mbrëmjen e së hënës, u zhvillua ceremonia e “Topit të Artë 2025”, aty ku kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti u…

10 minutes ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nesip Kaçi. Ish-diplomati ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ndarja nga jeta e Kaçit, shënon humbjen…

40 minutes ago

Zbulohet moderatorja dhe dy opinionistët e Big Brother Vip “Fan Club” (EMRAT)

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit "Big Brother VIP Albania 5", që do të startojë këtë të…

48 minutes ago

Mblidhen në Bruksel liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndor, i pranishëm edhe Rama

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel. Samiti do të…

1 hour ago

Dumani kërkoi leje për arrestimin e Ballukut/ BIRN: Imuniteti i zv. kryeministres vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të…

2 hours ago

Tensione në “Përputhen”, plas grushti mes djemve (VIDEO)

Ditën e djeshme, një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme, ka shoqëruar episodin e programit “Përputhen”, ku një debat mes dy…

2 hours ago