Komentet që Pep Guardiola ka bërë për Enzo Marescan në vitin 2021 janë rishfaqur pasi italiani është në prag të emërimit si trajner i ri i Chelseat.
Javën e kaluar, Mauricio Pochettino dhe Chelsea me marrëveshje të dyanshme ndërprenë bashkëpunimin pas një sezoni zhgënjyes.
None found
Që atëherë, emra si Thomas Frank, Roberto De Zerbi, Kieran McKenna dhe Thomas Tuchel, ishin lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Stamford Bridge’.
Gjatë ditëve të fundit u raportua gjerësisht se trajneri i Leicester Cityt, Marseca, është bërë kandidati kryesor për të zëvendësuar Pochettinon.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka shkruar në rrjetet sociale: Enzo Maresca nuk ka dyshime për punën tek Chelsea, marrëveshja mbi kontratën është pothuajse e përfunduar dhe detajet e stafit të tij janë duke u finalizuar.
Tani që duket i pashmangshëm fakti se Marseca do të ulet në stolin e “Bluve të Londrës”, tifozët e Chelseat kanë filluar ta rikujtojnë parashikimin që Guardiola kishte bërë për italianin në vitin 2021.
“Unë jam shumë i kënaqur me punën e Enzo Marescas. Kam një ndjenjë se ai do të jetë një trajner i jashtëzakonshëm, njësoj siç e kisha me Mikel Artetan”, kishte thënë Guardiola.
Siç u raportua nga The Standard, Chelsea beson se qasja taktike e Marescas i përshtatet më së miri lojtarëve të klubit.
“Ai i jep përparësi formacionit 4-3-3 dhe 4-2-31 që përshtatet me pikëpamjen e Chelseat në atë se çfarë i përshtatet më së miri ekipit”, thuhej ndër të tjerash në raport./Telegrafi/
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…