Kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nën 50 për qind probabilitet për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “Euro 2028”.
Ky parashikim i parë vjen nga superkompjuteri pasi të gjitha ekipet u shpërndanë në vazot respektive, megjithëse hedhja e shortit ende nuk ka ndodhur.
None found
Sipas “Football Meets Data”, Kosova ka vetëm 33 për qind mundësi për të arritur për herë të parë një kompeticion madhor, ndërsa Shqipëria qëndron pak më lart me 40 për qind.
Pavarësisht se të dyja përfaqësueset ndodhen në të njëjtën vazo, kuqezinjtë kanë një avantazh të lehtë falë një rruge alternative përmes play-offit të “Euro 2028”.
Anglia dhe Spanja janë të vetmet skuadra që e kanë kualifikimin praktikisht të garantuar, të ndjekura nga Franca, Portugalia, Belgjika, Gjermania, Zvicra dhe Holanda.
Këto probabilitete do të pësojnë ndryshime thelbësore pas tërheqjes së shortit për “Euro 2028”. Në parashikimet fillestare, grupi më i fortë i mundshëm do të përfshinte Spanjën, Zvicrën, Finlandën dhe Maltën.
Nga ana tjetër, formacioni më i favorshëm i parashikuar do të ishte ai me Greqinë, Irlandën e Veriut, San Marinon dhe Lihtenshtajnin.
Shorti i kualifikimeve për Euro 2028 do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast, ndërsa ndeshjet e para janë planifikuar të nisin në mars të vitit 2027.
Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme (GJKKO),…
Pronarët e automjeteve në Maqedoninë e Veriut mund të gjobiten me 100 euro nëse nuk e paraqesin ndryshimin e numrit…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim në selinë e NATO-s në Bruksel me zëvendësndihmësen e…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren…
Zyrtari i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, ka dhënë detaje në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka riafirmuar gatishmërinë e SHBA-së për të bashkëpunuar me Kosovën në…