Shqipëria ka siguruar zyrtarisht rikthimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, si edhe një vend në play-offin e Kampionatit Evropian “Euro 2028”.
“Kuq e Zinjtë” përfunduan në krye të grupit C1 të Ligës C me 15 pikë pas gjashtë xhirove. Në ndeshjen e fundit, ata mposhtën Bjellorusinë 0-2 në Hungari.
None found
Shqipëria krijoi raste shënimi që në fillim të takimit. Qazim Laçi pati një mundësi të mirë nga afërsia, por nuk arriti ta shfrytëzonte.
Në minutën e 28-të, Rei Manaj përfitoi nga një gabim i mbrojtjes bjelloruse dhe shënoi nga afërsia golin që i dha epërsinë Shqipërisë. Edhe Arbër Hoxha iu afrua golit, por nuk arriti ta përfundonte me sukses rastin e tij nga afërsia.
Kapiteni Elseid Hysaj shënoi nga distanca në minutën e 57-të, duke vulosur fitoren. Në portë, Etrit Berisha bëri disa pritje të bukura dhe e mbajti portën të paprekur.
Shqipëria e mbylli këtë cikël kualifikues si kryesuese me 15 pikë, ndërsa Bjellorusia do të luajë në play-off për të synuar ngjitjen në Ligën B.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X disa postime të bëra më herët nga gazetari rus Chay Bowes,…
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të…
Mijëra klientë të disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me probleme në…
Është mbyllur protesta e 170-të në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, pati tensione të herëpashershme mes policisë dhe qytetarëve. Policia…
Sundimi funksional i së drejtës, zbatimi konsikuent i ligjeve dhe përzgjedhja e kuadrove udhëheqëse në bazë të arsimit, përvojës së…