Në një Kupë Bote, synimi i çdo përfaqësueseje është fitorja, por në rrethana të caktuara humbja mund të rezultojë më e favorshme për vazhdimin e rrugëtimit. Para ndeshjeve përmbyllëse të grupeve, po shfaqen disa skenarë të pazakontë dhe llogaritë për kualifikimin po bëhen gjithnjë e më të qarta.
Botërori 2026 do të hyjë në histori si edicioni i parë me 48 skuadra, të shpërndara në 12 grupe me nga katër ekipe. Ndryshe nga formati i mëparshëm me 32 përfaqësuese, ku dy vendet e para kualifikoheshin drejtpërdrejt, tani panorama është dukshëm më e ndërlikuar.
None found
Në total, 32 ekipe do të arrijnë në fazën eliminatore. FIFA ka sjellë edhe një ndryshim në kriteret e renditjes në rast pikësh të barabarta, duke vendosur përballjet direkte përpara golavarazhit, çka i vështirëson edhe më shumë skenarët.
Situata më e veçantë lidhet me përballjen mes Austrisë dhe Algjerisë. Të dyja kombëtaret kanë nga tre pikë dhe ndeshja e tyre do të jetë e fundit në programin e gjithë fazës së grupeve. Pikërisht kjo e bën sfidën vendimtare, pasi të dy ekipet do ta kenë të qartë paraprakisht se çfarë rezultati u nevojitet për të kaluar më tej.
Ekziston mundësia që një barazim t’i dërgojë të dyja në raundin tjetër, me Austrinë në vendin e dytë dhe Algjerinë mes ekipeve më të mira të vendeve të treta. Por duke qenë se kjo është ndeshja e fundit e fazës së grupeve, të dyja përfaqësueset do ta dinë gjithashtu se humbësi i saj pothuajse me siguri do të kualifikohet si një nga vendet e treta më të mira. Pikërisht këtu situata bëhet edhe më intriguese.
Skuadra që e mbyll grupin në vendin e dytë do të përballet në fazën eliminatore me fituesin e Grupit H, ku shumë gjasa ekziston të jetë Spanja, ekipi i tretë në renditjen botërore dhe një nga pretendentët kryesorë të turneut.
Në anën tjetër, ekipi që avancon si i treti do të luajë kundër njërit prej fituesve të Grupit D (SHBA), B (Kanada ose Zvicër), G (Egjipt, Iran ose Belgjikë), L (Anglia, Gana ose Kroacia) ose K (Portugalia ose Kolumbia).
Kjo tablo sjell menjëherë ndër mend “Turpin e Gijonit” nga Kupa e Botës 1982, turne ku ishin të përfshira po ashtu Austria dhe Algjeria. Ajo ndeshje konsiderohet gjerësisht si një nga më të debatueshmet në historinë e Botërorit dhe u bë shkak për ndryshime në rregullat e FIFA-s në kompeticionet e mëpasshme.
Atëherë, Gjermania Perëndimore fitoi 1-0 ndaj Austrisë, rezultat që i dërgoi të dyja skuadrat në raundin pasardhës. Algjeria e kishte zhvilluar ndeshjen e fundit në grup një ditë më herët. Fitorja 3-2 ndaj Kilit i çoi algjerianët në vendin e dytë me katër pikë, pas Austrisë vetëm për shkak të diferencës së golave, ndërsa Gjermania Perëndimore ishte e treta me dy pikë.
Kjo nënkuptonte se, para përballjes së fundit mes Gjermanisë Perëndimore dhe Austrisë, të dy ekipet e dinin se një fitore gjermane me një ose dy gola diferencë do t’i kualifikonte të dyja. Gjermanët kaluan shpejt në epërsi dhe më pas u krijua përshtypja se të dyja palët ishin të kënaqura me atë rezultat dhe thjesht po e menaxhonin fundin e ndeshjes.
Rastet sulmuese ishin pothuajse inekzistente, ndërsa lojtarët kryesisht qarkullonin topin në prapavijë dhe më pas e largonin pa rrezik. Reagimi i opinionit futbollistik ishte i ashpër: komentatorët refuzuan të vazhdonin transmetimin normal të ndeshjes dhe u kërkuan teleshikuesve të fiknin televizorët, ndërsa gazetat vendase spanjolle raportin e publikuan në rubrikën e kronikës së zezë.
I vetmi pasojë pozitive nga ajo përballje ishte ndryshimi i kalendarit nga FIFA, që bëri të detyrueshme zhvillimin në të njëjtën kohë të ndeshjeve të fundit të çdo grupi në turnetë e ardhshëm.
Gjetjet e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2025 kanë nxitur përplasje mes pozitës dhe opozitës.…
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të…
Sulmuesi senegalez, Assane Diatta po përjeton sezonin më të mirë të karrierës, duke u shndërruar në protagonistin kryesor të Prishtinës…
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të llogaridhënies dhe planifikimit buxhetor, duke thënë se përgjegjësitë për…
Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i përbërë nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Violeta Salihu dhe Yıldıray…
Erling Haaland është përfshirë në një betejë të pazakontë ligjore që po zgjat prej tre vjetësh me një elektricist polak,…