Categories: sport

Para sfidës me Astanën në Kupat e Evropës, Dinamo dhe Ilir Daja humbasin një mbrojtës

Dinamo ka mbyllur bashkëpunimin me Andre Teixeira. Mbrojtësi brazilian e bëri vetë publik largimin nga skuadra e kryeqytetit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar fundin e aventurës së tij me “blutë”.

Të lidhura

None found

“Dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë ndaj presidentit Adrian Bardhi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë gjithë këtij udhëtimi.

Të gjithë lojtarëve, trajnerëve, pjesës tjetër të stafit teknik dhe të gjithë atyre që janë pjesë e jetës së përditshme të klubit, faleminderit për momentet që ndamë. Faleminderit gjithashtu tifozëve që ishin pranë nesh dhe për mbështetjen që më dhatë.

Marrë me vete kujtimin e një viti të jashtëzakonshëm, të shënuar nga puna e palodhur dhe fitimi i dy trofeve, një arritje që do të mbetet përgjithmonë në karrierën time dhe në historinë e klubit.

I uroj Dinamo City shumë lumturi dhe suksese në të ardhmen. Jam i sigurt se ky klub do të vazhdojë të rritet dhe të arrijë gjëra të mëdha.

Faleminderit për gjithçka. Ishte një nder të isha pjesë e kësaj familjeje. Faleminderit”, ka shkruar Teixeira.

32-vjeçari iu bashkua Dinamos në verën e vitit 2025 dhe gjatë qëndrimit te kryeqytetasit fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Për “blutë” dhe trajnerin Ilir Daja, ky largim që vjen vetëm pak ditë përpara ndeshjes ndaj Astanës në Conference League nuk përbën aspak një sinjal pozitiv, pasi alternativat në repartin e mbrojtjes tashmë ngushtohen.


të fundit

The Hague ruling: Albanian-Americans announce protest outside UN headquarters in New York

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…

5 hours ago

Goditje për Spallettin, portieri i Juventusit këput ligamentin e gjurit

Kamil Grabara ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Juventusi, vetëm pak…

5 hours ago

Horoskopi për ditën e diel, 20 Shtator 2026

Dashi E diela ju sjell mundësi për të kaluar momente të veçanta me njerëzit që doni. Në dashuri, një surprizë…

5 hours ago

Vendimi i Hagës, shqiptaro-amerikanët njoftojnë protestë para selisë së OKB-së në New York

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…

5 hours ago

Two Germans tape their paintings near the Mona Lisa, detained by police

Dy shtetas gjermanë janë ndaluar në Muzeun e Luvrit në Paris, pasi ngjitën dy piktura në mur, pranë të famshmes…

5 hours ago

Diana’s historic “revenge dress” returns to auction, valued at up to $300,000

Fustani i zi i Princeshë Dianës, i njohur prej vitesh si “Revenge Dress”, është rikthyer në vëmendjen e publikut, pasi…

5 hours ago