Jorgo Meksi nuk do të vazhdojë më te Dinamo, me palët që kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. Një zhvillim i tillë ishte raportuar nga “Newsport.al” që më 29 maj të këtij viti.
None found
Largimi i mbrojtësit të djathtë është bërë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas përmes një “InstaStory”. Përkrah fotos së futbollistit, Dinamo ka shkruar “faleminderit”, duke zyrtarizuar kështu lamtumirën.
Meksi iu bashkua Dinamos në janarin e vitit 2024, pasi i dha fund eksperiencës së tij në Greqi me Chaidari. Pas kësaj ndarjeje, 31-vjeçari pritet të jetë një lojtar i lirë në merkato.
Gjatë sezonit të fundit, Jorgo Meksi u aktivizua në 26 ndeshje me fanellën e Dinamos, duke grumbulluar gjithsej 1,285 minuta dhe pa qenë një titullar i padiskutueshëm. Sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e anësorit është 150 mijë euro.
Sa i përket karrierës së tij, Meksi e nisi rrugëtimin në futboll me skuadrën greke të Panionios. Më pas, ai ka luajtur edhe për Ilysiakos, Skënderbeu, Kukësi dhe Chaidari.
Joao Pedro po e nis në mënyrë spektakolare aventurën e tij te Chelsea nën drejtimin e Xabi Alonsos.Sulmuesi brazilian ka…
Real Madridi ka marrë një lajm të rëndësishëm pozitiv sa i përket gjendjes fizike të skuadrës, teksa Aurelien Tchouameni, Endrick…
Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një aksion ndaj makinave luksoze që qarkullojnë në kryeqytet, me fokus të veçantë verifikimin e…
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta, paralajmëron se konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund…
Julian Alvarez duket i vendosur të lërë pas krahëve një verë të vështirë dhe të rindërtojë marrëdhënien e tij me…
Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi…